Pep Guardiola publikoi në rrjetet sociale një video për të vënë në dukje krizën humanitare në Gaza, ku vijojnë sulmet izraelite. Trajneri i njohur spanjoll foli me tone të forta për vuajtjet e palestinezëve dhe u bëri thirrje njerëzve në mbarë botën të mos qëndrojnë të heshtur përballë tragjedisë.
Duke iu referuar civilëve që kanë humbur jetën në Gaza, Guardiola nënvizoi se ata nuk janë shifra, por njerëz me emra, familje, ëndrra dhe përvoja jetësore.
None found
“Ata nuk janë të vdekur, janë njerëz që janë vrarë. Nuk janë vetëm numra. Janë jetë me emra, fytyra, familje, ëndrra dhe kujtime”.
“Nuk janë thjesht viktima civile, por vajza dhe djem. Kur pushojmë së thirruri me emër dhe përdorim një gjuhë që e mbulon dhimbjen, nisim të humbasim njerëzimin tonë”, tha Guardiola në videon e shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.
Trajneri spanjoll vuri theksin te gjendja e fëmijëve palestinezë, të cilët po përballen me pasoja shkatërrimtare të luftës: humbjen e familjarëve, shtëpive dhe sigurisë që u takon ta përjetojnë gjatë fëmijërisë.
“Shohim vajza dhe djem në Gaza që kërkojnë prindërit e tyre nën rrënoja. Dëgjojmë thirrjet e tyre për ndihmë dhe i shohim të uritur e të braktisur. Jemi dëshmitarë se po humbasin gjithçka para se të kenë mundësi të rriten”, u shpreh ai.
Guardiola e përshkroi periudhën e tanishme si një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore dhe tha se vuajtja e fëmijëve nuk mund të shihet si pasojë e zakonshme e luftës.
Në përfundim të mesazhit, trajneri i njohur bëri thirrje për solidaritet me popullin palestinez, duke theksuar se heshtja përballë vuajtjeve të tilla nuk është pa pasoja.
Dy persona kanë vjedhur një fanellë të Barcelonës dhe një shirit kapiteni të nënshkruar nga Lionel Messi, në një dyqan…
PSG-ja është në gjendje alarmi para duelit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, ndërsa mungesa e Nuno Mendesit ka krijuar…
Ditën e sotme, pedagogët dhe studentët u mblodhën para Kryeministrisë në një protestë kundër dhunës policore dhe në mbështetje të…
Pamje nga stërvitjaElbasani është rikthyer në stërvitje, mëngjesin e kësaj të marte [...]Read More...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile, kanë depozituar këteë të martë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, i ka kërkuar drejtoreshës së MIA-s, Manjola Hasa, të largohet nga ambientet para…