Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli në njq konferencë për shtyp për jetëgjatësinë e qëndrimit të tij në Etihad. Ky është sezoni i tij i dhjetë në krye të klubit.
“Është çështje rezultatesh. Nëse nuk fiton, të shkarkojnë. Nëse nuk fitojmë, do të më shkarkojnë edhe mua. Kemi fituar shumë, prandaj jam i ulur këtu. Nuk ka sekret tjetër. Në një klub tjetër, nuk do të isha konfirmuar pas sezonit të kaluar.
Ata janë më të duruar, ndoshta edhe për shkak të asaj që kemi bërë në të kaluarën. Kemi pasur tre muaj vërtet të dobët. E kaluara ka qenë vërtet pozitive, dhe kjo është arsyeja pse jam ende këtu”.
54 vjeç, Guardiola është në krye të City-t që nga korriku i vitit 2016.
Përvoja e tij me klubin anglez përfshin 6 tituj të Premier League, 2 FA Cup, 4 Kupa të Ligës, 3 Community Shield, një Champions League dhe një Superkupë Evropiane dhe një Botëror për Klube.
Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin…
Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka…
Mario Mitaj është lënë sërish jashtë nga trajneri Serxho Konseisao, ndërsa sot në orën 18:30 do të nisë takimi me…
Pyetja nëse Shtetet e Bashkuara janë në rënie është bërë pothuajse refren në debatet politike dhe akademike globale. Por, sado…
Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar, mbylljen e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar…
Pas dy vitesh heshtjeje, Chiara Ferragni ka dhënë intervistën e saj të parë, vetëm pak ditë pasi u shpall e…