sport

Guardiola lavdëron një futbollist të Arsenalit: Ata janë shumë të mirë me të

Arsenali arriti të merrte një barazim të vështirë 0-0 kundër Man City për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për titullin në Ligën Premier.

Duke bërë këtë, Topçinjtë ishin në gjendje t’i jepnin fund arritjes së Cityzens për të shënuar në 57 ndeshje të njëpasnjëshme në shtëpi përpara se të dështonin të shënonin kundër skuadrës së Mikel Arteta-s.

Të lidhura

None found

Pavarësisht masterklasit në mbrojtje, Pep Guardiola zgjodhi lavdërimet për Kai Havertz dhe kontributin e tij në performancën e Topçinjve.

Pas ndeshjes, ai tha: “Ne e marrim pikën. Ne u përpoqëm, nuk krijuam shumë, ata nuk krijuan shumë”.

“Mbrojtja është kaq kompakte dhe ne nuk mund t’i rifitojmë topat me presion të lartë, sepse ka topa të gjatë, topa të dytë dhe ata janë shumë të mirë me Havertzin dhe gjithë fizikun që ata kanë”.

Havertz nuk ishte në gjendje të krijonte ndonjë gjë të veçantë, as nuk mundi të testonte portierin kundërshtar, por fitoi gjashtë nga 11 duelet ajrore dhe ngatërroi futbollistët kundërshtarë me fizikun e tij.

Kjo dukej se i bëri përshtypje Pepit, i cili vendosi të përçojë lëvdata për rëndësinë e sulmuesit gjerman në sistemin e Mikel Artetës. /Telegrafi/

të fundit

Vizita e Ben-Gvir në Al-Aksa shkakton reagime arabe: Jordania e cilëson shkelje të status quo-së

Vizita e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor, ku qëndroi i…

3 minutes ago

Hetimi: SHBA ka deportuar mbi 25 mijë persona në vende të treta përmes marrëveshjeve sekrete me 35 shtete

Qeveria amerikane ka deportuar më shumë se 25,000 persona në vende të treta, në kuadër të marrëveshjeve me dhjetëra shtete…

3 minutes ago

Rassveti rus synon të konkurrojë me Starlink-un, por përballet me vështirësi në orbitë

Rusia po kërkon të rivalizojë Starlink-un e Elon Musk përmes ndërtimit që asaj që përshkruhet si alternativë e tij: Rassvet…

4 minutes ago

Bajram Shala: Kontributi i Rrahmanit vlerësohet, por pensionimi i tij mbetet i papranueshëm

Federata e Futbollit të Kosovës e ka falënderuar kapitenin Amir Rrahmani për kontributin, mirëpo ka nënvizuar se nuk e justifikon…

10 minutes ago

Operacion policor në Shkup, Tetovë e Gjevgjeli: 6 të arrestuar dhe në kërkim punonjës të Doganës

Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonën e Shkupit (Çair), Tetovës dhe Gjevgjelisë, i cili ka…

14 minutes ago

Fadil Cana konfirmon viktimën e nëntë nga ethet e Nilit Perëndimor

Një 66-vjeçar nga Kumanova, i cili kishte edhe sëmundje shoqëruese, është viktima e fundit nga ethet e Nilit Perëndimor në…

16 minutes ago