Pep Guardiola ka sugjeruar një ndryshim të rregullave të Ligës Premier sa i përket pozicionit jashtë loje pasi portieri Ederson u detyrua të largohej nga loja shkaku i lëndimit.
Numri një i Cityt u zëvendësua nga Stefan Ortega vetëm tetë minuta pas fillimit të ndeshjes, teksa “Qytetarët” e mposhtën Neëcastlen me rezultat 3-2 të shtunën.
Ederson u lëndua gjatë një goli të parregullt të Sean Longstaff pasi aksidentalisht mori një goditje nga kapiteni Kyle Ëalker.
Guardiola mbeti tejet i frustruar për faktin se gjyqtari nuk e ngriti flamurin lartë përkundër faktit që Alexander Isak ishte lojtari i fundit në ndërtimin e aksionit dhe në rast se ndeshja do të ndalej për pozitë jashtë loje, Ederson nuk do të lëndohej.
“Skuadrat si Tottenham, Liverpooli, Aston Villa ose ne, luajmë me një vijë më të lartë të mbrojtjes. Aty ishin tre lojtarë në pozitë jashtë loje, kështu që duhet ta evitoni këtë. Ata duhet ta rishikojnë këtë”, ka thënë Guardiola.
“Ederson ka marrë një goditje të madhe në gju dhe tani është i detyruar të jetë për dhjetë ditë jashtë fushave”, vazhdoi ai.
Sidoqoftë në këtë ndeshje Guardiola iu gëzua rikthimit të Kevin De Bruyne i cili luajti minutat e tij të para në Ligën Premier pas një kohë të gjatë, duke shënuar gol dhe duke bërë një asistim./Telegrafi/
Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar kushte më të mira…
Ditën e sotme, një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur…
Një rast i rëndë ka ndodhur fundjavën që lamë pas në Gjilan, ku një grua dyshohet se u shtyt drejt…
SPAK ka kaluar për gjykim çështjen e Rexhë Byberajt, kryetari i bashkisë Tropojë. Gazetarja lodiana Lala, raporton se Byberaj dyshohet…
Bad Bunny ka hyrë në histori në Çmimet Grammy, duke u bërë artisti i parë në 68 vite që fiton…
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, përsëriti qëndrimin se derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për…