Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për fitoren e Manchester United ndaj Newcastle në finalen e EFL Cup dhe fitimin e trofeut të parë pas gjashtë vitesh.
“Urime United dhe Neëcastle, ata luajtën një lojë interesante. Ata duhej të fitonin diçka herët a vonë, apo jo?”, ka thënë fillimisht timonieri i Man Cityt.
None found
Guardiola u zemërua shumë herë kur sukseset e tij me Man Cityn i atribuoheshin ekskluzivisht parave, pra lojtarëve të shtrenjtë të sjellë nga drejtuesit e pasur të klubit.
Gazetarët e pyetën Pepin në konferencën për shtyp nëse United mund të bëhet një pretendent serioz për titullin e kampionit të Anglisë.
“Nëse shpenzojnë pak më shumë para, po! Sepse nuk kanë shpenzuar, apo jo”.
“Është gjithçka normale. United tani është në pozicionin në të cilin duhet të jetë. Fakti është se Liverpool dhe ne kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm. Kur erdha në City, mendova se United duhet të ishte gjithmonë në krye. Erik po bën një punë të jashtëzakonshme”.
“Më kujtohet kur fituam këtë kupë për herë të parë. Të gjithë ishin të emocionuar. Ishte e re për lojtarët dhe stafin. Kur fituam për herë të katërt radhazi, ishte: ‘OK, edhe një , një punë tjetër e zakonshme”, ka thënë Guardiola.
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe hetim të pavarur nga…
Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik ndodhi në zonën e Akhisarit, në provincën e Manisës, në Turqi, ku një autobus…
Të paktën 109 emigrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur,…
Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një…
Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë kontrolleve mjekësore i…
Shumica e amerikanëve përdorin shumë më pak autonomi gjatë vozitjes së përditshme sesa kërkojnë nga një veturë elektrike para se…