Jashtë duket sikur gjithçka shkon mirë, por situata brenda Partizanit po “zien”. “Panorama Sport” mëson se gjatë stërvitjes së pasdites së djeshme, shoferi i autobusit të klubit, Argent Lala, ka sulmuar fizikisht Pano Xhixhon, i cili “de fakto” është këshilltar në klub, ndërsa zyrtarisht mban postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së.
Përveç kësaj, të paktën nga ajo që flitet në “korridore”, Xhixho ka rol në vendimet që merren te Partizani.
None found
Burime në skuadër bëjnë me dije se shkaku i kësaj përplasjeje, ka qenë trajtimi që klubi i ka bërë futbollistit Franci Lala, i cili është i biri i Argentit.
Mbrojtësi i rritur në akademinë e klubit, u rikthye gjatë kësaj vere në skuadrën e kuqe, por fillimisht Abilaliaj dhe më pas Veselinoviç e kanë mënjanuar totalisht, duke mos e përfshirë as në listën e lojtarëve për ndeshje.
Gjërat mësohet se kanë degraduar në seancën e djeshme, kur lojtari është lënë të bëjë vrapime anës fushës.
Në këtë moment, duket se gjakrat janë nxehur dhe babai i futbollistit, që shërben në klub prej afro dy dekadash, ka sulmuar fizikisht me grushte Pano Xhixhon.
Lala ka konsideruar Xhixhon, si një nga shkaqet që djali i tij është injoruar nga ana e stafit dhe në gjaknxehtësi e sipër, ka ndërmarrë këtë veprim aspak të përshtatshëm.
Pas sherrit mësohet se është njoftuar presidenti Demi, i cili menjëherë ka vendosur shkarkimin e shoferit të klubit.
Drejtori Abilaliaj nuk kanë qenë i pranishëm në stadium në momentin e përplasjes, teksa ky incident komprometon shumë të ardhmen e Franci Lalës në ekip.
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…