sport

Grupi B: Formacionet e mundshme të kundërshtarëve të Shqipërisë

Kanë mbetur edhe pak ditë para nisjes së Kampionatit Evropian “Euro 2024” që do të startojë më datë 15 qershor, ku nikoqiri i kësaj gare Gjermania do të luajë ndeshjen hapëse ndaj Skocisë.

E veçanta e këtij edicioni të Kampionatit Evropian është se bën pjesë edhe Shqipëria e cila është pozicionuar në grupin B së bashku më kombëtare të mëdha si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Kalimi i fazës së grupeve po shihet si një mision i vështirë për kuqezinjtë, por jo i pamundur duke marrë parasysh cilësinë dhe kualitetin që posedon Shqipëria në radhët e saj.

Më poshtë do të keni mundësinë të mësoni formacionet e mundshme të Shqipërisë dhe tre kundërshtarëve të saj në grup.

Shqipëria:
Përzgjedhësi Sylvinho do t’i qëndrojë besnik skemës 4-3-3 aty ku portën pritet që t’ia besojë gardianit Etrit Berisha.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga emra si Mitaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Hysaj ndërsa në mesfushë do të rreshtohen tre yjet e kampionatit italian, Asllani Ramadani dhe Bajrami.

Ndërkohë fazën e sulmit pritet që ta udhëheqë Broja i cili do të ndihmohet nga krahët që përbëhen nga Seferi dhe Asani.

Kroacia:
Përzgjedhësi Zlatko Dalic ka në radhët e tij një kombëtare të mbushur me disa veteranë, por kjo nuk duhet të shihet si aspekt negativ, pasi përvoja është gjithçka që mund t’i duhet një ekipi në gara të tilla si ajo e Euro 2024.

Porta pritet që t’i besohet Dominik Livakovic, ndërsa fazën e mbrojtjes tek kroatët pritet ta udhëheqë ylli i Manchester Cityt, Josko Gvardiol.

Në mesfushë Luka Modric do ta ketë fjalën kryesore, ndërsa dy partnerët e tij në këtë repart pritet të jenë Marcelo Brozovic dhe Mateo Kovacic.

Ndërsa në fazën e sulmit Dalic pritet t’ia besojë fanellën e titullarit Petkovicit i cili do të ndihmohet nga Kramaric dhe Pasalic.

Spanja:
Tek Spanja duhet t’i atribuohen meritat kryesore përzgjedhësit Luis De La Fuente i cili ka arritur të bëjë një miks të përvojës dhe eksperiencës duke e bërë Spanjën një kundërshtar “të frikshëm” për të tjerët.

Në portë tek spanjollët pritet të aktivizohet Unai Simon, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga emra si Grimaldo, Laporte, Le Normand dhe Carvajal.

Në mesfushë ylli i Barcelonës, Pedri së bashku me Rodrin dhe Ruiz do të kenë përgjegjësinë e ndërtimit të aksioneve.

Shpresat në fazën e sulmit spanjollët do t’i kenë tek sensacioni Lamine Yamal i cili ka shkëlyqer sezonin që lamë pas me Barcelonën, ndërsa përkrah tij pritet të luajnë Torres dhe Morata.

Italia:
“Azzurrët” si kampion në fuqi do të tentojnë që ta mbrojnë titullin që e fituan në Euro 2020 pasi mposhtën Anglinë në penallti.

Spalletti pritet që në këtë Kampionat Evropian të luajë me skemën 3-4-2-1 ku mbrojtja pritet të përbëhet nga Bastoni, Buongiorno dhe Darmian.

Në krahë të mesfushës pritet të vendosen Dimarco dhe Di Lorenzo ndërsa qendra do të përbëhet nga Jorginho dhe Barella.

Pak më të avancuar do të jenë dyshja Chiesa dhe Pellegrini, të cilët do ta ndihmojnë Scamaccan i cili do të luajë si sulmues i vetëm.

Tags: Euro 2024

të fundit

Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare

Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit…

13 minutes ago

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…

44 minutes ago

Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon

Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…

53 minutes ago

Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…

1 hour ago

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…

1 hour ago

Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit

Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona…

2 hours ago