RB Leipzigu e mbylli me fitore 4-0 përballjen me Elversbergun në xhiron e shtatë të kampionatit gjerman, ku kontribut dha edhe sulmuesi shqiptar Brajan Gruda me një asistim.
I futur në fushë në minutën e 62-të, Gruda shërbeu për Christoph Baumgartner në minutën e 84-t, duke ndihmuar Leipzigun të shënonte golin e tretë të takimit.
None found
Për 22-vjeçarin, ky ishte asistimi i dytë në këtë edicion të Bundesligës gjermane dhe njëkohësisht i dyti radhazi. Një xhiro më parë, ai kishte dhënë asistim edhe në ndeshjen kundër Bayern Munichut, duke vijuar kështu paraqitjet pozitive.
Baumgartner e përfundoi ndeshjen me dy gola, ndërsa për Leipzigun shënuan gjithashtu Romulo Cardoso dy herë dhe Tidiam Gomis një herë.
Krahas asistimeve, Gruda ka kontribuar për skuadrën gjermane edhe me dy gola në të gjitha garat gjatë këtij edicioni.
Pas këtij suksesi, Leipzigu numëron 12 pikë dhe mban pozitën e pestë në renditje. Elversbergu, ndërkohë, ndodhet në mesin e tabelës me dy pikë më pak.
Nga Beqir SINA – New York Kongresmeni Jim McGovern: “Ndaloni dhunën dhe dëgjoni kerkesat e protestuesve” Një valë reagimesh të…
Protestuesit në mënyrë masive janë gurmbulluar në Sheshin Skënderbej dhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku raportohet se po goditet…
Një shesh beteje është shndërruar pasditen e kësaj të shtune sheshi “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, ku protestuesit, nga krahu…
Prej disa minutash, automjete të ndryshme kanë tentuar të futen në zonë, por janë ndaluar nga policia për kontrolle në…
Një protestë e madhe po mbahet sot në Tiranë, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar. Në drejtim të policisë janë hedhur…
Policia përdori gaz masiv lotsjellës pranë Sheshit Skënderbej, me qëllim shpërndarjen e protestuesve. Mirëpo, një përplasje e ashpër është shënuar…