sport

Gruaja e lojtarit të njohur nga Paraguai gjendet në mes të një përleshjeje, shuhet nga jeta në spital

Modelja dhe gruaja e futbollistit të famshëm paraguajan Ivan Torres, Cristina Vita Aranda, u vra pas një masakre me të shtëna në një koncert.

Aranda, e cila ka tre fëmijë me lojtarin e Club Olimpia, u gjet e vdekur menjëherë pasi u dërgua me urgjencë në spital me një plagë plumbi në kokë. Raportet lokale thanë se mbrojtësi i majtë Torres ishte gjithashtu në koncert dhe ndihmoi të dërgonte gruan e tij në spital.

Sipas ‘The Sun’, modelja dhe lojtari besohet se janë gjetur në mes të disa të shtënash me armë nga një përplasje në seksionin VIP të amfiteatrit ‘Jose Asuncion Flore’s në kryeqytetin e Paraguajit , Asuncion.

Një burrë gjithashtu vdiq nga të shtënat, ku disa raporte të pakonfirmuara thonë se objektivi ishte një tregtar droge.

Katër persona të moshave 23 deri në 40 vjeç janë qëlluar gjithashtu dhe po trajtohen sot në spital për plagët e marra.

Duke konfirmuar vdekjen e 29-vjeçares, drejtori i spitalit tha: “Ajo u intubua kur mbërriti dhe u bënë përpjekje për rikuperim për të paktën 25 minuta pasi pësoi një atak në zemër.”/ h.ll/albeu.com

të fundit

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për parullën e Listës Serbe

Gjykata Supreme njoftoi se e ka refuzuar “si të pathemeltë” ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për…

3 minutes ago

Zbardhet dëshmia e para pas masakrës së 8 shtatorit në Shkodër: Më vuri armën në kokë dhe më rrëmbeu makinën

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga masakra e…

35 minutes ago

VIDEO/ E rëndë në studion e “Përputhen”, Krisi dhe Arlindi ofendojnë Katerinën: P*tana amnezia

Një moment i pakëndshëm ka ndodhur gjatë takimit të Katerinës me tre djemtë konkurrentë të “Përputhen”. Kristi dhe Arlindi kanë…

47 minutes ago

Noizy thumbon Mozzik pas lajmit për orën fallco: S’di ka t’ja nis

Prej disa ditësh, emri i Mozzik ka qenë kryefjalë në media dhe rrjete sociale, pas ndalimit nga Dogana e Kosovës…

55 minutes ago

Osmani në SHBA: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se administrata amerikane ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës…

59 minutes ago

Lajm i keq për Kombëtaren, Marash Kumbulla humbet ndeshjen me Serbinë

Marash Kumbulla do të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave të blerta. Këto janë raportimet e fundit nga Spanja, që…

1 hour ago