Francezi është huazuar me opsion blerje nga Barcelona.
“Antoine Griezmann do vesh fanellën tonë sërish pasi marrëveshja u arrit mes klubin tonë dhe Barcelonës për huazimin e tij”, shkroi klubi.
Atletico në fund të sezonit do paguajë 40 milionë euro nëse e do Griezmannin.
Barcelona gjithashtu kompletoi huazimin e Luuk de Jong nga Sevilla me opsion blerje.
“Klubi njofton se do paguajë pagat e lojtarit dhe ka opsion për ta blerë lojtarin”, shkroi klubi katalunas.
Ndërkohë, Chelsea përmes një video të bukur prezantoi Saul Niguezin, që u huazua nga Atletico Madrid.
“Jemi të lumtur të mirëpresim në formë huazimi Saul Niguez”, shkroi klubi në komunikatë./