Antoine Griezmann tashmë ka thyer rekordin e legjendës Luis Aragones, duke vendosur veten në pozitën e parë për më shumë gola të shënuar në histori të klubit të Atletico Madridit.
Atletico Madridi u mposht në vazhdime me rezultat 5-3 (3-3) nga Real Madridi në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arabinë Saudite, në kuadër të Superkupës së Spanjës.
Megjithatë, edhe pse ishte një natë zhgënjyese për Los Rojiblancos, një pikë e ndritur ishte goli i bukur i shënuar nga ylli i skuadrës, Antoine Griezmann.
Ky gol ishte i 174-të i francezit Griezmann për klubin kryeqytetas, i cili e vendosi atë përpara Luis Aragones (173) si golashënuesi më i mirë në historinë e Atleticos.
Duke folur pas ndeshjes, Griezmann shprehu krenarinë e tij për thyerjen e rekordit.
“Është diçka e pabesueshme për mua, një burim i madh krenarie. Në pjesën e parë kishte shumë emocione, por ne duhej të ktheheshim në lojë”, ka thënë Griezmann pas rekordit. /Telegrafi/
Skandali i trafikimit të mbetjeve të rrezikshme ka çuar për masë arresti 33 persona, mes tyre biznesmenë, sipërmarrës dhe zyrtarë…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për rezultatet e arritura në përmbyllje të…
Këtë të mërkurë, Gjykata e Lartë, ka vulosur vendimin për 5 të akuzuarit që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit…
Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ), ka hequr mijëra dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein nga faqja e tij e internetit,…
Një 35-vjeçar nga Tirana, është arrestuar nga policia për llogari të autoriteteve italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, si pjesë…
Gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë, ka dështuar në minutën e fundit. Kandidatëve që morën…