Spanja është ende e tronditur nga skandali pas ndeshjes mes Getafe dhe Real Madrid, ku Jude Bellingham ofendoi Mason Greenwood gjatë ndeshjes dhe për këtë ai kërcënohet me një dënim të rëndë.
Domethënë, gjatë ndeshjes, kamerat kanë regjistruar një detaj kur lojtari më i mirë i Real Madridit e ka quajtur “përdhunues” ish-lojtarin e Manchester United pas një dueli me Mason Greenwood.
None found
Kujtojmë se anglezi i ri kishte akuza për tentativë përdhunimi, kontrolli, sjellje të dhunshme dhe lëndim trupor ndaj të dashurës së tij në atë kohë dhe gruas së tij aktuale.
Për shkak të kësaj, Manchester United e pezulloi atë më 30 janar 2022 dhe ai u lirua nga të gjitha akuzat në shkurt 2023 pasi dëshmitari kryesor i prokurorisë u tërhoq.
Pas ndeshjes, Getafe u kërkoi delegatëve të La Ligës që fyerja e Bellinghamit të përfshihej në raportin zyrtar të ndeshjes dhe për këtë një prej futbollistëve më të mirë në botë kërcënohet me një dënim të rëndë.
Lexuesit e buzëve janë 97 për qind të sigurt se Bellingham e ka quajtur Greenwood një “përdhunues”, por sipas mediave angleze dhe spanjolle, lojtari i Getafe e ka falur atë për fyerjen.
Madje, ai i kërkoi kryesisë së La Ligës që të mos ndëshkohet bashkëkombasi i tij dhe të pezullohet i gjithë procesi disiplinor. /Telegrafi/
Komisioni Europian ka prezantuar paketën “Përgatitja për një Bashkim më të madh”, e cila parashikon që integrimi i vendeve të…
Ka nisur protesta e 130 kundër qeverisë edhe sot më 7 tetor. Qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej, kanë…
Sipas një vlerësimi nga Instituti i Sigurisë së IA-së për të Rinj i Common Sense Media, ChatGPT për Adoleshentë i…
Pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatët Asdren Bytyqi dhe Adrian Ibrahimi…
Investitorë dhe politikëbërës kanë ngritur shqetësime të reja për të ardhmen e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar jo vetëm për një…
Dy prej kishave më të mëdha në Korenë e Jugut po hetojnë sulme kibernetike që mund të kenë ekspozuar të…