Gjatë ditës së djeshme, skuadra e Bayern Munich ëshë befasuar në shtëpi duke u mposhtur nga Werder Bremeni me rezultatin minimal 0:1, në kuadër të Bundesligës.
Kjo humbje e Bayernit e ka lënë këtë ekip shtatë pikë larg vendit të parë që është Bayer Leverkusen, por bavarezët kanë edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Kjo diferencë e pikëve mes dy skuadrave, ka bërë që mesfushori i Leverkusenit, Granit Xhaka mos t’i fshehë më ambiciet e ekipit të tij, shkruan “Gazeta Express”.
Xhaka ka insistuar se skuadra e tij i ka të gjitha elementet që i duhen për të pasur sukses këtë edicion.
“Ekipi ynë nuk është dorëzuar asnjëherë këtë edicion dhe këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit. Asnjë ndeshje dhe asnjë rezultat që e kemi marrë këtë edicion nuk ka qenë i rastësishëm, por i përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë fillimisht Xhaka.
Tutje, mesfushori kosovar ka insistuar se trajneri Alonso e ka transformuar tërësisht Leverkusenin.
“Ai na ka sjellë shumë gjëra. Ai nuk ia lë asgjë rastit pasi kujdeset për secilin detaj. Të gjithë lojtarët e dinë se duhet të jenë në pozitat e tyre në fushë, të gjithë e dinë se si të sulmojmë kundërshtarin dhe si të futemi në zonën e tij. Pra, gjithçka është e sinkronizuar”, përfundoi ai.
Granit Xhaka iu bashkua Leverkusenit gjatë verës së kaluar nga Arsenali dhe ka kontratë deri në vitin 2028.
Leverkuseni nuk është shpallur asnjëherë kampion i Bundesligës dhe këtë edicion po shpreson t’i japë fund kësaj pritjeje.
Ndeshja e radhës për Bayer do të jetë të shtunën në shtëpi kundër Borussia Monchengladbach nga ora 18:30. /Gazeta Express/
Këtë të mërkurë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, do të mblidhet pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”,…
Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT,…
Sot, 28 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 81.8 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…
Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare. Reshjet e…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie, sot do të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…
Këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother ka ardhur vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës. Ai ka pasur…