Granit Xhaka ishte një nga figurat kyçe të Bayer Leverkusenit nën drejtimin e Xabi Alonsos, me të cilin fitoi dy trofe dhe përmbylli sezonin 2023/24 pa asnjë humbje.
Por pas largimit të Alonsos drejt Real Madridit dhe ndryshimeve të mëdha në skuadër, e ardhmja e kapitenit të Zvicrës është vënë në pikëpyetje.
None found
Xhaka, i cili ka kontratë deri në qershor 2028, e konsideron të lodhshme përfshirjen në një proces rindërtimi në moshën që po i afrohet të 33-ve. “Kjo kërkon shumë energji. Dhe unë nuk jam 25-vjeçar”, u shpreh ai, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi.
Nga Bayer Leverkuseni tashmë janë larguar emra si Jonathan Tah, Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz, ndërsa vetë Xhaka i ka quajtur këto largime “humbje të mëdha”.
Ai shprehet i vetëdijshëm se klubi mund të ndërtojë sërish, “me mua apo pa mua”, siç tha ai për media gjermane.
Sipas “Sport Bild”, mesfushori është i pakënaqur nga mënyra si është menaxhuar komunikimi me trajnerin e ri Erik ten Hag. Holandezi e kontaktoi Xhakën vetëm tri javë pas prezantimit të tij si trajner, çka ka lënë përshtypje të ftohta tek disa lojtarë, përfshirë edhe kapitenin e Zvicrës.
Edhe pse Ten Hag i premtoi Xhakës një rol të rëndësishëm, nuk është diskutuar mundësia që ai të bëhet kapiten i skuadrës. Kjo është ndryshe nga marrëdhënia që kishte me Alonson, që për Xhakën krijoi një ndjesi afërsie dhe stabiliteti.
Interesim konkret për Xhakën ka shfaqur Milani, por vlera prej e kërkuar nga gjermanët shihet si e lartë për klubin italian. Megjithatë, nëse Bayer Leverkuseni e ndien se lojtari nuk është më i motivuar, mund të hapë rrugën për largim.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…