Granit Xhaka ka theksuar se vëmendja e tij e vetme mbetet te Kupa e Botës, edhe pse interesimi i Chelseat për ta afruar vazhdon të përmendet.
None found
Mesfushori i Sunderlandit e udhëhoqi Zvicrën me shiritin e kapitenit në një sukses bindës 2-0 kundër Algjerisë në fazën e 1/16 së finales të premten, vetëm disa ditë pasi emri i tij u lidh me klubin londinez.
Sipas talkSPORT, Chelsea ka bërë një ofertë të parë prej afërsisht 9.3 milionë eurosh për Xhakën.
Megjithatë, Sunderlandi e ka hedhur poshtë menjëherë këtë propozim, duke e vlerësuar atë si “plotësisht të papranueshme”.
Po sipas raportimeve, “Macet e Zeza” nuk planifikojnë të marrin në shqyrtim oferta të tjera për mesfushorin dhe nuk ndiejnë asnjë detyrim për ta nxjerrë në shitje.
Në të njëjtën kohë, trajneri i ri i Chelseat, Xabi Alonso, raportohet se kërkon një ribashkim me Xhakën, me të cilin bashkëpunoi për dy sezone te Bayer Leverkusen. Të dy ishin pjesë e ekipit që në vitin 2024 fitoi titullin e Bundesligës pa pësuar humbje.
Edhe pse e ardhmja e tij është bërë objekt spekulimesh të shumta, Xhaka ka bërë të ditur se gjatë angazhimit me kombëtaren nuk dëshiron të përfshihet në diskutime për transferimin.
“Nuk është puna ime të flas për një transferim të mundshëm te Chelsea. Për këtë kam menaxherët e mi. Unë dua të përqendrohem plotësisht te Kupa e Botës”, deklaroi Xhaka.
Këtë fokus ai e dëshmoi edhe në ndeshje, pasi luajti të gjitha 90 minutat në fitoren 2-0 të Zvicrës ndaj Algjerisë, rezultat që i dha kombëtares së tij kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…