sport

Granit Xhaka: E pabesueshme të fitosh titullin e parë historik me Leverkusen, tani synojmë Europa Ligën

Bayer Leverkusen u kualifikua mbrëmjen e së enjtes në mesin e katër ekipeve më të mira të Europa League, duke zgjeruar në 44 numrin e ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat këtë sezon.

Të besuarit e Xabi Alonsos përfunduan në barazim 1-1 ndaj West Ham në Londër, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithsëm 3-1.

Një ndër lojtarët kyç të Xabi Alonsos këtë edicion dhe më të spikaturit për suksesin e ‘Aspirinave’ në Bundesliga ështa padyshim mesfushori shqiptar Granit Xhaka.

Në një intervistë për mediumin anglez ‘TNT Sports’, Granit Xhaka foli për ndeshjen ndaj West Hamit, titullin e fituar të Bundesligës si dhe objektivat e tjerë të klubit deri në fund të sezonit.

“E kemi ndjerë atmosferën në pjesën e dytë. Tifozët po e shtynin West Ham para. Ishim me fat në pjesën e parë, por portieri bëri disa pritje. Në pjesën e dytë patëm fytyrë tjetër. E kontrolluam ndeshjen dhe kjo është forca jonë. Në përgjithësi, jemi të lumtur që avancuam tutje”, ka thënë fillimisht Xhaka.

Xhaka foli edhe për titullin e fituar në elitën e futbollit gjerman, që ishte njëherësh i pari për Leverkusenin që prej krijimit të klubit, duke i dhënë fund dominimit absolut të Bayern Munichut, që kishte fituar këtë trofe për 11 sezone radhazi.

“Është e pabesueshme, pas shtatë vitesh në Gjermani, të fitosh trofeun e parë, titullin e parë në histori të Leverkusenit është e pabesueshme. Por ne duam më shumë. Kjo skuadër dëshiron të fitojë çdo gjë. Jemi në gjysmëfinale, dhe nëse vjen deri këtu, dëshiron të fitosh”.

Ai më pas tha se ky sukses ka ardhur për shkak të mentalitetit dhe karakterit që ka shfaqur ekipi.

“Kemi shënuar 30 gola pas minutës së 80-të dhe kjo është e pabesueshme për shkak të cilësisë, por edhe për shkak të mentalitetit. Besojmë deri në fund. Kjo skuadër ka karakter tjetër, tjetër mentalitet. Këtë e kemi shfaqur çdo tre ditë, edhe në Bundesligë edhe në Evropë. Jemi krenar që jemi pjesë e kësaj skuadre”, u shpreh ai.

Në fund Xhaka tha disa fjalë edhe për Romën, që do të jetë kundërshtari i Leverkusenit në rrugën për të siguruar finalen që do të mbahet në Dublin.

“Roma është skuadër e Ligës së Kampionëve, sipas opinionit tim. Me De Rossin, trajnerin e ri, po bëjnë shumë mirë. Ndeshjen e parë e luajmë mysafir. Do të mundohemi të marrim diçka atje, e më pas të provojmë t’i dhurojmë tifozëve finalen në Dublin”, përfundoi 31-vjeçari.

të fundit

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales. Një…

13 minutes ago

EMRAT/ U gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn e tij

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i…

28 minutes ago

Regjistrohen tetë vatra zjarri në vend, shtatë mbeten aktive

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në…

40 minutes ago

Tronditëse në Vaun e Dejës, 65-vjeçari vritet me armë zjarri dhe lihet i vdekur në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmje ne kësaj të hënë ne Vaun e Dejës ku një shtetas është gjetur…

1 hour ago

Nuk ka paqe! Benjamin Netanyahu merr vendimin drastik: Do të pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndërmarrë vendimin drastik për të pushtuar plotësisht Gazën. Sipas asaj që mediat e huaja…

2 hours ago

Një burrë me qese në dorë…

Nga Enver Robelli Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë.…

2 hours ago