Sulmuesi i Atletico Madridit, Angel Correa, dhe familja e tij janë grabitur me armë në shtëpinë e tyre të shtunën mbrëma, ka raportuar mediumi spanjoll Cadena Cope.
Katër persona të maskuar hynë me dhunë në shtëpinë e argjentinasit dhe e kërcënuan sulmuesin dhe familjen e tij diku rreth orës 21:00 të shtunën, sipas raportimit.
Raporti shton se grabitësit morën të gjitha bizhuteritë dhe paratë që ishin në dispozicion në shtëpi para se të largoheshin.
Fatmirësisht, Correa dhe familja e tij nuk kanë pësuar ndonjë dëm fizik dhe lojtari ka informuar policinë e cila ka hapur tashmë një hetim për zbardhjen e rastit.
Correa u rikthye në Spanjë nga Arabia Saudite të enjten, pasi luajti në gjysmëfinale të Superkupës së Evropës, aty ku ekipi i tij pësoi 5-3 ndaj Real Madridit.
Kjo nuk është hera e parë që shtëpia e një futbollisti të famshëm në Spanjë bëhet cak i grabitësve, pasi që edhe në vitet e kaluara ka pasur raste të ngjarjeve të tilla.
Lojtarë si Sergio Ramos, Pierre-Emerick Aubameyang, Casemiro, Isco që të gjithë kanë qenë viktima të grabitjes./Telegrafi/
Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar kushte më të mira…
Ditën e sotme, një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur…
Një rast i rëndë ka ndodhur fundjavën që lamë pas në Gjilan, ku një grua dyshohet se u shtyt drejt…
SPAK ka kaluar për gjykim çështjen e Rexhë Byberajt, kryetari i bashkisë Tropojë. Gazetarja lodiana Lala, raporton se Byberaj dyshohet…
Bad Bunny ka hyrë në histori në Çmimet Grammy, duke u bërë artisti i parë në 68 vite që fiton…
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, përsëriti qëndrimin se derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për…