sport

GP e Arabisë fitohet nga Hamilton, titulli vendoset në Katar

Lufta për titullin kampion në Formula 1 është bërë më dramatike se kurrë, pasi në garën e fundit Max Verstappen dhe Lewis Hamilton do të shkojnë me pikë të barabarta, nga 369.5 secili, por me holandezin që ka fituar një garë më shumë.

Çmimi i madh i Jeddah prodhoi një garë emocionuese dhe shumë të luftuar, teksa në fund ishte Lewis Hamilton ai që triumfoi, duke barazuar me pikë pilotin e Red Bull, duke lënë verdiktin për titullin në garën e fundit në Abu Dabi.

Të lidhura

None found

Starti i garës ishte i qetë për disa xhiro, deri kur Mick Schumacher humbi kontrollin e makinës së tij dhe u përplas me murin rrethues, duke bërë që në pistë të futej makina e sigurisë, ndërsa makinat Mercedes nxituan në bokse për të ndërruar gomat dhe i dhanë vendin e parë Verstappenit.

Por pas vetëm pak xhirosh u pa e nevojshme që të shfaqej flamuri i kuq dhe makinat të riktheheshin në bokse, aty ku Verstappen përfitoi për të ndërruar gomat dhe për t’u rinisur nga vendi i parë.

Edhe pas rinisjes nuk munguan incidentet, pasi Verstappen nuk iu përgjigj dot startit perfekt të Hamilton dhe bëri parakalim të gabuar, ndërsa Perez u përplas me Leclerc dhe u shfaq sërish flamuri i kuq.

Makinat u rikthyen sërish në bokse, për t’u rinisur me Ocon të parin, Hamilton të dytin dhe Verstappen të tretin, por ky i fundit bëri një start perfekt, duke marrë menjëherë kryesimin.
Nga ky moment nisi një betejë fantastike mes Verstappen dhe Hamilton, me pilotin e Red Bull që nisi të ankohej edhe për një problem me baterinë, e për pasojë edhe me fuqinë e makinës.

Në xhiron e 28 u aplikua makina virtuale e sigurisë, që zgjati deri në të 33-tën, ndërsa në të 37-ën Hamilton provoi një parakalim, por Verstappen ia doli të rimarrë kryesimin, teksa nuk munguan as kontaktet mes dy makinave.

Në xhiron e 43-të erdhi një vendimi për 5 sekonda penalizim për Verstappen, ndërsa në të njëjtën kohë Hamilton kompletoi parakalimin dhe mori kryesimin e garës, të cilin e mbajti deri në fund, duke ia dalë të triumfojë.

Gara e radhës do të jetë në Abu Dabi dhe pikërisht aty do të vendoset edhe kampioni i Formulës 1 për sezonin 2021, një nga më të luftuarit dhe më dramatikët në histori.

Kjo është fitorja e 103-të në karrierë për Hamilton, që merr suksesin e tretë radhazi dhe të 8-tin sezonal…

të fundit

Gashi: Kujtim Shala offered his resignation to Abdixhiku, but the LDK leader did not accept it

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, i ka ofruar dorëheqjen nga mandati i deputetit kryetarit të partisë,…

4 minutes ago

Trump: The US has inflicted major damage on Iran and could strike again at any moment

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer gjatë natës një sulm të fuqishëm ndaj…

5 minutes ago

Chief Inspector Sula after meeting with Rama and Ibrahimaj: No inspection without notice and outside the program

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, mori pjesë në takimin e zhvilluar nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e linjës, Delina…

5 minutes ago

75-year-old arrested in Ersekë, suspected of deliberately starting a fire for the second time

Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndezur qëllimisht një zjarr, flakët e të cilit…

5 minutes ago

Businessman accused of murdering journalist Daphne Caruana Galizia acquitted in Malta

Një juri në Maltë ka shpallur të pafajshëm biznesmenin maltez Jorgen Fenech, i akuzuar për organizimin dhe financimin e vrasjes…

6 minutes ago

Gaza: Over 900 killed this year, including 301 children, despite ceasefire

Më shumë se 900 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë këtij viti, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit…

6 minutes ago