sport

Gostivari pret “Global Fight Night” më 23 korrik, Benjamin Imeri në mbrojtje të titullit

Gostivari do të shndërrohet në epiqendrën e boksit profesionist më 23 korrik 2026, kur në Sallën e Sportit “Rinia”, duke nisur nga ora 18:00, do të zhvillohet eventi ndërkombëtar Global Fight Night.

Në ring do të zbresin disa prej emrave më të njohur të boksit profesionist, duke premtuar një mbrëmje të mbushur me duele të nivelit të lartë.

Të lidhura

None found

Përballja kryesore e mbrëmjes do të jetë ajo mes kampionit aktual Benjamin Imeri dhe Edwin Mosquera, një duel që pritet të tërheqë vëmendjen e madhe të tifozëve të boksit.

Në këtë event do të paraqitet edhe Denis Nurja, i cili vetëm dy muaj më parë boksoi në Australi kundër Tim Tszyu, në një mbrëmje të ndjekur nga mbi 15 mijë spektatorë.

Gjithashtu, pjesë e spektaklit do të jetë edhe Mikel Cullhaj, një nga emrat më të spikatur në kategorinë Cruiserweight, që vazhdon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesionale.

Në Global Fight Night do të marrin pjesë edhe boksierë të njohur ndërkombëtarë si Rico Giger nga Zvicra, Anthony El Moeti, Taylan Coskun dhe Blendon Sadiki, duke i dhënë aktivitetit një dimension të rëndësishëm ndërkombëtar.

Organizatorët presin pjesëmarrje të madhe të sportdashësve dhe premtojnë një mbrëmje spektakolare, ku publiku do të ketë mundësi të ndjekë nga afër ndeshje të boksit profesionist të nivelit më të lartë.

Global Fight Night do të zhvillohet më 23 korrik, duke filluar nga ora 18:00, në Sallën e Sportit “Rinia” në Gostivar, ndërsa pritet të jetë një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme të vitit në rajon.

të fundit

Barcelona hap negociatat për rinovimin e Raphinhas, Deco zhvillon takim me sulmuesin brazilian

Barcelona ka nisur kontaktet e para për rinovimin e kontratës së Raphinhas, ndërsa drejtori sportiv i klubit, Deco, ka zhvilluar…

6 hours ago

Pse disa njerëz nuk e ndryshojnë fotografinë e profilit për vite me radhë? 5 shpjegime të mundshme

Nga mënyra si e shihni veten dhe zakoni, deri te privatësia – e njëjta fotografi nuk tregon domosdoshmërisht atë që…

6 hours ago

Japan records historic milestone as more than 100,000 people reach at least 100 years of age

Më shumë se 100 mijë persona mbi 100 vjeç jetojnë aktualisht në Japoni, duke shënuar një rekord të ri për…

6 hours ago

Horoskopi 16 Shtator 2026/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Merkuri do ju nxite te tregoheni shume idealiste gjate kësaj dite dhe kjo mund te shkaktoje probleme te njëpasnjëshme.…

6 hours ago

From Kosovo to The Hague, Albanians await the Special Court’s ruling on KLA leaders

Pak metra larg Gjykatës Speciale, qindra shqiptarë janë mbledhur sonte me flamuj kombëtarë e pankarta patriotike në përkrahje të krerëve…

6 hours ago

Edi Rama is expected to travel to the US on September 20; planned meetings revealed

Kryeministri Edi Rama pritet të niset më 20 shtator drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetarit të Top Channel,…

6 hours ago