Anësori më i ri i Interit, Robin Gosens, ka folur për mikrofonat e “Mediaset” pas fitores në derbin ndaj Milanit.
“Jemi shumë të lumtur. Është një finale e dëshiruar dhe e merituar në fushë”.
Shënove golin e vulosjes, si u ndjeve?
“Nuk ishte një nga gola më të bukur që kam shënuar, por ishte një nga golat më të ndjeshëm për mua që kam shënuar. Nuk e di, e ndjeva shumë atë gol, tifozerinë që bërtiste në atë mënyrë duke festuar, ishte thjesht një ndjesi shumë e jashtëzakonshme.”
Fitore që jep një shtysë shtesë në funksion të finales së kampionatit?
“Unë jam i sigurt për këtë. Sipas mendimit tim ne po kalojmë një kampionat të mrekullueshëm, pas një muaji të vështirë u ngritëm dhe luajtëm mirë. Tani kemi gjashtë finale për të luajtur dhe do të përpiqemi për t’i fituar të gjitha, kështë që jemi të sigurt që do të jemi kampionë.”
Çfarë ju bën më shumë përshtypje te Interi?
“Klubi në përgjithësi. Kam ardhur në një nga ekipet më të forta në botë. Është një sfidë e rëndësishme për mua. Ka lojtarë të nivelit të lartë, madje Perisic që është konkurrenti im, po bën një kampionat të jashtëzakonshëm. Nuk e dija që kishte Serie A një lojtar aq të fortë sa ai.
Si lojtar dhe si person po përmirësohem dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj familjeje”./h.ll/albeu.com
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte njoftoi ditën e sotme se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet…
Palestina është përfshirë për herë të parë si vend pjesëmarrës në konkursin e bukurisë, Miss Universe të këtij viti. Nadeen…
Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbadditen e sotme Vlorën. Konkretisht zjarri ka rënë në Lapardha dhe Shashicë të Selenicës. Bëhet…
Shkencëtarët kanë zbuluar ide të reja për mënyrën se si vitamina D ndikon në sistemin imunitar dhe si mund të…
Këngëtarja e moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, po e shijon jetën si femër “single”. Por, momentet magjike po i…
Pas më shumë se tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit më…