Categories: sport

Goli ndaj Osijekut e fut Etnik Brrutin në ekipin e javës në Kroaci

Etnik Brruti ka nisur të spikasë menjëherë në sezonin e tij të parë me Hajdukun e Splitit. Mesfushori 22-vjeçar shënoi golin e parë me klubin kroat në suksesin e thellë 4-0 kundër Osijekut, sfidë e vlefshme për javën e katërt të kampionatit elitar kroat.

Të lidhura

None found

Përballja me Osijekun shënoi njëkohësisht edhe debutimin e Brrutit si titullar te Hajduku. Ai e justifikoi plotësisht besimin e marrë, duke lënë gjurmë me paraqitjen e tij.

Mesfushori u gjend i saktë në zonë pas një topi diagonal të dërguar drejt qendrës. Pasi krijoi hapësirën e duhur përballë mbrojtësve rivalë, ai goditi fuqishëm dhe e përfundoi aksionin me topin në rrjetë.

Kontributi i Brrutit nuk u kufizua vetëm te goli. Ai mori vlerësimin 8.1 nga Sofascore për performancën e realizuar, ndërsa paraqitja e tij e përfshiu në formacionin më të mirë të javës së katërt në elitën kroate.

Gjatë kësaj vere, Brruti kaloi te Hajduku nga Malisheva, ekip ku ishte një nga lojtarët më të dalluar të viteve të fundit dhe konsiderohej ndër premtimet më të mëdha të futbollit kosovar.

Më herët ai ka qenë pjesë e Përfaqësueses U21 të Kosovës, por më pas vendosi të përfaqësojë Shqipërinë. Tashmë, mesfushori është pjesë e grupmoshave të Kombëtares kuqezi.

Goli dhe paraqitja kundër Osijekut përfaqësojnë një nisje të rëndësishme të aventurës së tij në Kroaci. Brruti synon të marrë gjithnjë e më tepër minuta dhe të dëshmojë potencialin e tij te një prej klubeve më të mëdha të futbollit kroat.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

2 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

2 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

3 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago