Rei Manaj po përjeton ndoshta periudhën më të suksesshme të karrierës së tij në këto muaj te Sivaspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shënon me rregullsi të admirueshme duke ndihmuar skuadrën që të qëndrojë larg zonës së ftohtë të renditjes.
Fitorja 3-1 ndaj Kaizerisporit të vendit të katërt në fundjavë erdhi pikërisht falë dy golave në fund të ndeshjes nga sulmuesi shqiptar. Ndaj nuk ishte rastësi që ai mori vlerësime për këtë paraqitje dhe falë statistikave dhe notës së lartë të vendosur nga SOFASCORE, është bërë pjesë e formacionit të javës në kampionat nga portali i njohur për statistikat.
Me notën 9,1 që i është vënë pas paraqitjes së fundit, Manaj rreshtohet në formacionin ideal të javës së 19-të përkrah emrave si Livakoviç, Bardakçi, Szimanski apo Under. /panoramasport/
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë. Kjo ka bërë që të…
Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët foltoren e radhës në degën 7 në Tiranë. Berisha u shpreh mbi…
Rogerti ka folur te Dhoma e Rrëfimit për izolimin e tij te dhoma e reflektimit. Banori shprehet se do mbyllë…
Gjatë një takimi me banorët e njësisë 7 në Tiranë, kreu i PD përsëriti sa me rëndësi janë protestat, duke…
Vetëm pak ditë më pas, një tjetër vatër zjarri është shfaqur sërish në zonën e Qafës së Llogarasë, pranë Qafës…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar drejtpërdrejt disa vende të rajonit dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë USAID dhe National Endowment…