Ka përfunduar me rezultat të bararbartë 2-2 pas 90 minutave finalja mes Barcelonës dhe Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit.
Pothuajse gjatë tërë pjesës së parë blaugranasit ishin më të rrezikshëm dhe më kërkues duke detyruar Real Madridin që të mbyllet mbrapa për të mos lënë hapësira.
Ata patën një rast serioz me Jules Kounde i cili me kokë rrezikoi portën e Real Madridit, por Courtois bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.
Pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme, të besuarit e Hansi Flick ia dolën që më në fund të gjejnë golin e epërsisë.
Po luhej minuta e 28-të e takimit kur Lamine Yamal me mençuri bëri një super pasim te Pedri i cili nga jashtë zonës me një goditje të bukur realizoi për 1-0.
Në pjesën e dytë Real Madridi reagoi duke përmbysur gjithçka me dy gola të shënuar.
Fillimisht Kylian Mbappe realizoi për 1-1 në minutën e 70-të nga goditja e dënimit, teksa për epërsinë e ‘Los Blancos’ u përkujdes Aurelien Tchouameni që realizoi me kokë për 2-1 në minutën e 77-të.
Madrilenët nuk ia dolën ta mbajnë rezultatin pasi Barcelona realizoi në minutën e 87-të me Ferran Torres për të barazuar gjithçka në 2-2.
Tani do të luhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta dhe eventualisht penalltitë për t’u përcaktuar fituesi i kësaj finaleje.
Gennaro Gattuso po përgatitet të marrë përsipër trashëgiminë e rëndë të stolit të Italisë të lënë bosh nga Luciano Spalletti…
Nga Paolo Fox DASHI ProfitSence Logo Një ditë e shkëlqyer falë Hënës në Ujor që ju jep energji mendore, sharm…
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, në Tv Klan po diskutohet lidhur me përplasjet në Lindjen e Mesme, mes Izraelit…
Atletico Madrid po shtyn për transferimin e yllit të Liverpoolit, Andy Robertson, dhe vendimi mund të merret para kthimit të…
Barcelona do të duhet të presë deri në verën e vitit 2026 për të bërë një tjetër tentativë për transferimin…
Elinara është e eliminuara e parë e mbrëmjes së sotme nga Ferma Vip 2, e cila humbet mundësinë për të…