sport

Goditje e dyfishtë në sulm, Juventusi “blindon” repartin ofensiv

Teksa po punojnë për të mbyllur marrëveshjen me Dusan Vlahovic, Juventusi ka përparuar edhe për afrimet e mundshme. Një prej tyre është Jonathan David siç dihet prej ditësh.

Sulmuesi kanadez do të lirohet nga Lille në fund të qershorit dhe do të jetë lojtar i lirë. “Zonja e Vjetër” i ka ofruar një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë 3-4 vjeçare.

Në Itali bëjnë të ditur se edhe vetë sulmuesi është gati të pranojë ofertën e bardhezinjve. Por nuk pritet që të jetë vetëm Jonathan David si afrim për sulmin.

Juventusi është rikthyer te ‘fiksimi’ i vjetër, Jadon Sancho. Sulmuesi britanik nuk është në planet e Manchester United dhe pritet të huazohet sërish. I vetmi problem në kampin torinez është rroga e tij e lartë prej 15 milionë eurosh.

Tags: JUVENTUS

të fundit

Nico Williams drejt Barcelonës është ende në rrugën e duhur – Athletic Bilbao nuk mund ta bllokojë transferimin

Nico Williams është shumë pranë kalimit te Barcelona këtë verë, raporton e përditshmja katalanase Sport. Anësori i Athletic Bilbao ka…

8 minutes ago

Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të…

21 minutes ago

Shalqini, fruti veror që mund të përmirësojë funksionin erektil mashkullor

Zbuloni frutin e gjithëpushtetshëm të verës që, përveç hidratimit, mund të rigjallërojë jetën seksuale të burrave. Performanca seksuale mashkullore nuk…

43 minutes ago

Interesi politik partiak përballë interesit kombëtar

nga Ekrem Spahiu Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në pikëpamje politike dhe me rrjedhime serioze ndaj interesave…

53 minutes ago

Dhjetëra kanale vaditëse dhe stacione pompimi në Vjosë, ekspertët në alarm: Rrezikohet parku

Ky është vetëm njëri nga kanalet që devijojnë ujin e lumit Vjosa për vaditje. Këtu jemi tek zona e quajtur…

1 hour ago

“Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

Milani është i interesuar të transferojë Granit Xhakën, dhe sipas mediave italiane edhe vetë mesfushori zviceran dëshiron një aventurë të…

1 hour ago