Categories: sport

Goditja ndaj arbitrit, Alban Xhaferi rrezikon pezullim të gjatë sipas rregullores së UEFA-s

Elbasani dhe Vllaznia e mbyllën 1-1 përballjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Megjithatë, episodi që tërhoqi më shumë vëmendjen ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, kur situata degjeneroi në dhunë.

Të lidhura

None found

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, goditi me grusht asistentin Ergys Spahiu, duke shkaktuar kaos në përfundim të sfidës.

Rregullorja e UEFA-s parashikon një pezullim prej 15 ndeshjesh në rastet kur ushtrohet sulm ndaj një zyrtari të ndeshjes.

Sipas dokumentit të UEFA-s për masat disiplinore, pezullimi mund të shoqërohet edhe me gjobë ose me kryerjen e shërbimit në komunitetin e futbollit. Në varësi të rrethanave dhe seriozitetit të ngjarjes, sanksionet mund të ndryshohen.

RREGULLAT E UEFA-s:

Dokumenti përcakton këto pezullime specifike:

• Pezullim për një ndeshje ose për një periudhë të caktuar: për një karton të dytë të verdhë, lojë të ashpër, protestim ndaj urdhrave të gjyqtarit, fyerje të të tjerëve, sjellje josportive, provokim të spektatorëve, aktivizim gjatë një pezullimi ose kur lojtari është i papërshtatshëm, si dhe për mohimin e një mundësie të dukshme për shënim goli.

• Pezullim për dy ndeshje: për fyerje ose përdorim të gjuhës abuzive ndaj një zyrtari të ndeshjes, marrjen e qëllimshme të një kartoni të verdhë ose të kuq, si dhe për lojë të ashpër serioze.

• Pezullim për tre ndeshje: për sulm ndaj një lojtari ose ndaj një personi tjetër të pranishëm në ndeshje.

• Pezullim për katër ndeshje: për tentativë për të mashtruar një zyrtar të ndeshjes, me synimin që ai të marrë një vendim të gabuar.

• Pezullim për pesë ndeshje: për sulm të rëndë.

• Pezullim për pesëmbëdhjetë ndeshje: për sulm ndaj një zyrtari të ndeshjes.

Rregulla shtesë:

• Pezullimet mund të shoqërohen me gjoba ose me shërbim në komunitetin e futbollit.

• Masat disiplinore mund të rregullohen, duke u ulur ose rritur në varësi të ashpërsisë së rastit.

• Ekipet mund të përballen me masa disiplinore nëse lojtarë ose zyrtarë të shumtë marrin kartonë gjatë një ndeshjeje.

të fundit

Zejnulla Gashi zhvilloi takim me delegacionin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim përfaqësues nga delegacioni i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara…

12 seconds ago

Guehi: Lojtarët e Manchester Cityt mbetën të qetë pas vendimit për shkeljet financiare

Marc Guehi ka zbuluar se lojtarët e Manchester Cityt kanë ruajtur qetësinë dhe unitetin pas vendimit të komisionit të pavarur,…

19 seconds ago

Vendosen çadra pas Kryeministrisë për ndihmën e parë ndaj policëve të plagosur

Këtë të hënë janë ngritur disa çadra për ndihmën e parë për punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestave studentore.…

2 minutes ago

Trump-Putin-Xi mund të takohen në Kinë, zëdhënësi i Kremlinit: Çështja u ngrit për samitin e APEC-ut

Kremlini tha sot se presidenti Vladimir Putin, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping mund të zhvillojnë…

6 minutes ago

MPJ e RMV-së thërret përfaqësuesin bullgar pas deklaratave të Demerxhievit dhe Radukovit

Sot, një përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, i cili vepron si i Ngarkuar me Punë në mungesë të…

7 minutes ago

Komandanti i KFOR-it pritet nga shefi i EULEX-it, bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit

Shefi i EULEX-it, Antero Lopes ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Roberto Vergori. Sipas…

10 minutes ago