Categories: sport

Goditja më e keqe e karrierës, shikoni gafën e Ronaldos (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ekzekutoi një goditje të lirë të tmerrshme gjatë ndeshjes miqësore të Portugalisë ndaj Izraelit dhe goditja po cilësohet si më e keqja e tij në karrierë.

Portugalia mori një fitore të thellë 4-0 ndaj Izraelit në një miqësore luksi disa ditë para nisjes së Euro 2020.

Golat në këtë fitore të portugezëve u shënuan nga Bruno Fernandes (42’, 90+), Cristiano Ronaldo (44’) dhe Joao Cancelo (86’).

Ylli i skuadrës, Ronaldo pati një paraqitje relativisht pozitive, por një moment jo i mirë i lojës së është bërë viral në rrjetet sociale.

Ronaldo bëri një nga ekzekutimet më të këqija në histori të gjuajtjes së lirë, me topin që ishte afër të përfundonte jashtë stadiumit.

E gjithë kjo ndodhi në fillim të pjesës së parë kur rezultat ishte 0-0.

Momenti i goditjes po komentohet shumë në rrjetet sociale, ndërsa nuk mungojnë talljet me ‘goditjen e tmerrshme’ të CR7.

“Ai me të vërtetë duhet të heqë dorë nga gjuajtjet e lira tani” dhe “Ai qëndron me aq besim dhe më pas shpërthen topin në orbitë”, ishin disa nga komentet e tifozëve.

të fundit

Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një fëmijë

Nga aksidenti që ndodhi më 24 korrik 2025, ku u lënduan gjashtë persona, një nga viktimat, një fëmijë, humbi jetën.…

2 minutes ago

Gushti muaji i pushimeve/ Ja çfarë duhet të keni parasysh para se të niseni për udhëtimin e radhës

Gjatë muajit gusht, shumë prej nesh planifikojnë udhëtime për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.…

24 minutes ago

Meteorologia Tanja Porja zbulon se çfarë do të ndodhë me motin në muajin gusht

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zbuluar se muaji gusht do të jetë më i qëndrueshëm dhe nuk do të…

47 minutes ago

Aksident në anë të rrugës në Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

Këtë të premte, një aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, një mjet humb kontrollin dhe përmbyset anës rrugës. Aksidenti ka ndodhur…

56 minutes ago

Pas 6 muajsh në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka liruar nga masa e “arrestit në shtëpi” kryetarin e Bashkisë…

1 hour ago

Subjekte tregtare, makina dhe mijëra euro/ SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal, të dënuar në Belgjikë

SPAK ka sekuestruar 25 pasuri të një grupi kriminal shqiptar, të dënuar në Belgjikë për vjedhje në kuadër të një…

1 hour ago