Një episod i pakëndshëm u regjistrua pasi përfundoi ndeshja e Serie C mes Cesenës dhe Olbias.
Te skuadra e Cesenës aktivizohet talenti shqiptar Kristjan Shpendi, derisa në atë ndeshje u lëndua nga portieri i Olbias, Filippo Rinaldi.
E me ta parë djalin e tij të lënduar, babai i Kristjan Shpendit, Limani u fut në fushë duke goditur portierin me grusht.
Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.
Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Kristjan Shpendi pjesë e Cesenës dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni pasi në tribuna do ta ketë të pamundur.
Është një goditje e rëndë për Liman Shpendin, i cili kërkoi falje të sinqertë duke thënë se gaboi që u fut në fushë, por ai tani deri në vitin 2027 nuk mund të futet në asnjë stadium në Itali. /Telegrafi/
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën…
Lim Hoti ka reaguar për herë të parë publikisht vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga shtëpia e Big…
Gjatë orëve të natës, i gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara herë…
Reperi i njohur amerikan A$AP Rocky po vazhdon ta mbajë jetën e tij private larg vëmendjes së tepërt mediatike. Gjatë…
Transferimi i Karim Benzemas nga Al Itihad te Al Hilal, vazhdon të jetë një temë e nxehtë në Arabinë Saudite.…
Këtë të enjte, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO). Ai është nën hetim…