sport

Goditi macen si top futbolli, Adidas ndërpret kontratën me Zouma

Vetëm pak ditë më parë, në internet u bë virale një video ku shikohej, mbrojtësi i West Ham, Kurt Zouma, teksa godiste macen e tij si të ishte një top futbolli.

Kjo video bëri që shumë tifozë të reagonin duke kritikuar lojtarin francez, ndaj të cilit janë marra edhe masa, madje rrezikon edhe të gjobitet dhe të bëjë burg për një veprim të tillë.

Përveç gjobës së West Ham, Zoumas i është larguar edhe sponsori Adidas, të cilët kanë lajmëruar të mërkurën që kompania nuk do të punojë më me mbrojtësin.

“Ne e kemi përfunduar hetimin tonë”, ka thënë kompania në një deklaratë, ku kanë konfirmuar se Kurt Zouma nuk është më sportist me kontratë në Adidas.

West Ham fillimisht e dënoi incidentin para se të lëshonte një tjetër deklaratë më 9 shkurt për të konfirmuar që lojtari do të gjobitet me një “shumë të madhe” për sjelljen e tij. /albeu.com

të fundit

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Disa qafa malore zvicerane u mbyllën të shtunën për shkak të reshjeve të borës. Deri në 20 centimetra borë e…

11 minutes ago

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij

Mbetet ende mister vdekja e Edoardo Sarchit, administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”. Policia thotë se ka…

19 minutes ago

Marrëveshja ushtarake me Kosovën dhe Kracinë, Rama: Është për mbrojtje, jo për sulm

Kryeministri Edi Rama ka folur për aleancën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. I ftuar në emisionin “Jehona Politike”…

35 minutes ago

NATO i përgjigjet “flakë për flakë” Moskës: Jemi të gatshëm përballë çdo kërcënimi

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ka deklaruar se aleanca është gati të përgjigjet ndaj çdo…

1 hour ago

Klima e investimeve, Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë kryesore paratë e drogës! PPP-të me mungesë të ekspertize

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025. Në këtë raport, theksohet…

2 hours ago

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat…

2 hours ago