Ka ndeshje me rezultat katastrofik dhe më në fund vjen fitorja. “Blutë” e Napoli nuk kanë zhgënjyer mesditën e kësaj të shtune, teksa në “mitikun” e qyteti, “Diego Armando Maradona” kanë mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, skuadrën e Salernitana në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Pas ndeshjes disa fjalë për mediat i tha edhe qendërmbrojtësi “Dardan”, Amir Rrahmani, i cili me golin e tij në minutën e 96’-të të sfidës i dhuroi fitoren skuadrës së tij. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës u shpreh tejet i lumtur për goin e shënuar, teksa më tej shtoi se do të japin maksimumin për të kapërcyer këtë sezon të vështirë.
“Ka gjithçka në këtë fitore, tension dhe situata të vështira, duke e gjetur veten si kampion i Italisë dhe arritja e këtyre rezultateve nuk është e lehtë, sivjet do të jetë kështu, edhe sot kemi vuajtur shumë duke pësuar gol, por fatmirësisht e kemi kthyer, jemi të kënaqur me rezultatin, shpresojmë ta kemi këtë fat edhe në të ardhmen. ”
Topi erdhi jo i pastër, e ndalova dhe godita në portë pa u menduar shumë, Të shënosh gola është gjithmonë bukur, jam i lumtur që kam shënuar. Do të përpiqemi të japim maksimumin për ta kapërcyer këtë vit që ka qenë dhe do të jetë shumë i vështirë”,- u shpreh tejet i lumtur, “yllin” i kampionëve në fuqi të Italisë. /abcnews.al
Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja nëse shpërthen…
Gazetari Elton Tozaj ka bërë së fundmi një paralajmërim në rrjetet sociale, duke deklaruar se pritet të publikojë materiale që,…
Kryetari i partisë Mundësia, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, mohoi kategorikisht një bashkim të mundshëm të…
Ish-kryetari i entitetit Republika Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës…
Janë zbardhur emrat e tre autorëve të atentatit në Rrilë të Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se…
Në një bisedë të zhvilluar me banorët, pasditen e sotme, Miri ka rrëfeyr historinë e tij të dashurisë me partneren…