Hotel Armani ishte dëshmitar i këstit të dymbëdhjetë të “Globe Soccer Awards”, në qytetin e Dubait.
Mbappé u zgjodh “Lojtari më i mirë i vitit” përpara Cristiano Ronaldos, Benzema dhe Messit. Alexia Putellas dhe Barcelona e femrave fituan çmimet për “Lojtarja më e mirë e vitit” dhe “Ekipi më i mirë i femrave të vitit”. Si dhe Txiki Begiristain, për “Drejtori më i mirë Sportiv i Vitit”.
Francezi fitoi çmimin më të rëndësishëm të dhënë në Dubai , ndërsa Italia ishte protagonistja kryesore e ceremonisë, me çmimin “Skuadra më e mirë”, “Trajneri më i mirë i vitit” me Mancinin dhe “Mbrojtësi më i mirë i vitit” me Leonardon Bonnuccin.
Nga ana tjetër , Alexia Putellas bëri sërish histori në futbollin spanjoll për femra, duke fituar një tjetër çmim individual. Çmimi për “Lojtarja më e mirë e vitit” ishte i saj, si dhe çmimi për “Skuadrën më të mirë femërore të vitit”, që shkoi për ekipin e femrave të Barcelonës.
Lista e çmimeve
Skuadra më e mirë e femrave: FC Barcelona
Lojtarja më e mirë femër: Alexia Putellas
Mbrojtësi më i mirë i vitit: Leonardo Bonnucci
Drejtoresha më e mirë sportive: Txiki Begiristain
Përfaqësuesi më i mirë: Federico Pastorello
Përzgjedhja më e mirë: Italia
Golashënuesi më i mirë i gjithë historisë: Cristiano Ronaldo
Trajneri më i mirë i vitit: Roberto Mancini
Çmimi për karrierën sportive: Ronaldinho
Çmimi ‘Maradona’ për golashënuesin e vitit: Robert Lewandowski
Lojtari më i mirë i vitit: Kylian Mbappé
Çmimi Lojtari më i mirë i Vitit i zgjedhur nga Përdoruesit e ‘Tik Tok’: Robert Lewandowski. /albeu.com
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…