Gjyqtari italian Marco Di Bello do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në duelin që Real Madridi do ta zhvillojë ndaj Leipzigut në Ligën e Kampionëve, përkundër suspsendimit të tij të fundit në Serie A.
42-vjeçari prodhoi një ndër shfaqjet më të dobëta të ndarjes së drejtësisë në histori të ligës, në duelin mes Lazios dhe Milanit, duke humbur plotësisht kontrollin e ndeshjes dhe duke dhuruar 11 kartonë të verdhë dhe tre kartonë të kuq.
Di Bello ishte kritikuar gjerësisht nga të gjitha anët në shtypin italian dhe puna e tij e dobët ka bërë që ai të marr një dënim të rëndë në Serie A, duke iu pamundësuar ndarja e drejtësisë për të paktën një muaj.
Ka pasur gjithashtu pretendime se pas rikthimit ai do të jetë në gjendje të ndajë drejtësinë vetëm në ndeshjet e Serie B.
Ashtu siç u njoftua nga UEFA, Di Bello do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në ndeshjen Real Madrid – Leipzig që do të zhvillohet të mërkruën (6 mars), përkundër veprimeve të tij që rezultuan me suspendim në Serie A.
42-vjeçari do të jetë në cilësinë e gjyqtarit të katërt në këtë ndeshje, ndërsa Davide Massa do të jetë gjyqtari kryesor. Stefano Alassio dhe Filippo Meli do të jenë dy ndihmësit e tij, ndërsa Massimiliano Irrati dhe Paolo Valeri do ta kenë fjalën në VAR.
Di Bello tashmë kishte shkaktuar polemika këtë sezon, pasi u suspendua për një muaj në javët e para të sezonit për paraqitjen e tij të dobët në ndeshjen mes Juventusit dhe Bolonjës që ishte luajtur në gusht. /Telegrafi/
Largohet nga drejtimi i ish-Sanatoriumit Silva Bala. Bëhet me dije se “Shefqet Ndroqi” do të drejtohet nga Elisabeta Treska. Ndërkohë…
Në prag të protestës së Partisë Demokratike, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, autoritetet kanë…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Cava dei Tirreni në jug të Italisë, ku një grua 40-vjeçare u vra brutalisht…
Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, janë konfiskuar mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i akuzuar dhe deklaruar…
Reperja e famshme Nicki Minaj bëri një paraqitje surprizë të dielën në një tubim konservatorësh në Arizona, të organizuar nga…
Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për…