Zbulohet të tjera detaje në çështjen gjyqësore kundër Ryan Giggs, të cilin ish-partnerja e tij, Kate Greville, e ka denoncuar për sulm dhe sjellje të dhunshme.
Ish-futbollisti i Mançester United shpërtheu në lot teksa kujtoi para gjykatës momentin kur arrestua nga policia dhe u mbyll një natë në një qeli në stacionin policor Pendleton në Salford, i paditur për keqtrajtim nga ish-partnerja e tij.
None found
“Isha i frikësuar. Nuk kam qenë kurrë në atë pozicion më parë. Ishte përvoja më e keqe e jetës sime,” – tha Giggs për natën që kaloi në burg. E-mailet që Ryan Giggs i dërgoi Kate Greville, pasi ajo e bllokoi në WhatsApp, u zbuluan përpara Gjykatës.
“Unë kurrë nuk kam arritur të dua dikë tjetër siç të dua ty”, “ti je personi me të cilin kam pasur më shumë lidhje” “këto nuk janë thjesht premtime të rreme”, “po ta them seriozisht, mjaft bëre si fëmijë, më telefono, të lutem”, “do të të ndjek si i çmendur dhe ti e di sa i aftë jam për ta bërë këtë”, “ti je një m*t dhe nuk e meriton të jesh nënë”, ” mënyrën sesi më trajtove dhe si je sjellë nuk do ta harroj kurrë”, “jam kaq i çmendur tani, kam frikë se mund të bëj gjithçka”, “vazhdoni të më injorosh. Do të shoh ty së shpejti” ose “Të urrej për atë që më ke bërë. Të urrej. Urrej. Urrej. Urrej”. Këto janë disa nga mesazhet që Giggs i dërgoi me e-mailet ish-partneres së saj, të gjithë të lexuara në gjykatë.
Kate Greville ka treguar “ferrin” që përjetoi me Giggs vetëm se ish-futbollistit të Man. United nuk i pëlqente mënyrë sesi i vendoste lugët në lavastovilje.
“Më bëri të ndihesha idiote,” tha Kate Greville, e cila shpjegoi më tej se Giggs madje thirri një “takim ekipi” me familjen e saj për të diskutuar se si duhet të mbushej lavastovilja, pasi nuk i pëlqente ku i vendoste lugët. Ai kërkoi që të gjitha të vendoseshin në të njëjtin drejtim.
“Më duhej ta bëja pikërisht ashtu siç donte ai. Ky është vetëm një shembull nga shumë episode të tilla,” tha ajo.
Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…
Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…
Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…