Pas gati 12 vitesh nga ndarja e saj nga jeta, çështja për vdekjen e Dorjana Hakës, ish-bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha, ka marrë një tjetër vendim gjyqësor. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin dhe ka lënë në fuqi dënimet për mjekët Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, të shpallur fajtorë për mjekim të pakujdesshëm.
None found
Sipas raportimeve, Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur nga mjekja Elonas Burba. Në vendimin e saj, ajo vlerësoi se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk përmban shkelje të ligjit material apo procedurial dhe se përgjegjësia penale e mjekes është provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.
Elona Burba ishte dënuar me 1 vit burg, masë që u konvertua në 2 vite shërbim prove. Gjithashtu, asaj iu hoq për dy vite e drejta për të ushtruar profesionin. Ndërsa mjeku Petrit Rexhepi u dënua me 6 muaj burg, dënim i konvertuar në 1 vit shërbim prove.
Doriana Haka, në atë kohë vetëm 25 vjeçe, humbi jetën pak ditë pas lindjes së djalit të saj në dhjetor të vitit 2014. Ajo ndërroi jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa dhimbja e familjes dhe e të afërmve vazhdon edhe pas më shumë se një dekade.
Sipas familjarëve, Doriana ishte shtruar për të kryer një lindje cezariane dhe në fillim situata dukej normale. Djali lindi shëndoshë e mirë, por disa orë më pas gjendja e nënës u rëndua. Ajo u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku pas disa ditësh humbi jetën.
Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se vdekja erdhi si pasojë e trombozës së sinuseve kavernoze të trurit. Në të njëjtën kohë, ekspertët vunë në dukje edhe një element që lidhej me përgjegjësinë e stafit mjekësor: përpara ndërhyrjes kirurgjikale nuk ishin kryer analizat INR dhe APTT, të cilat shërbejnë për të kontrolluar nëse koagulimi i gjakut funksionon normalisht. Moskryerja e këtyre analizave para operacionit u rendit ndër çështjet kryesore të evidentuara në ekspertizë.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka ritheksuar në Kuvend nevojën për një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së dhe…
Mbi 60% e grave që shërbejnë në ushtrinë gjermane kanë përjetuar ngacmime ose abuzime seksuale gjatë shërbimit ushtarak. [...]Read More...
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, që presidentja Justina Shiroka-Pula ia ktheu…
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është tani lojtari me më shumë ndeshje për “Tre Luanët” me 126 paraqitje, pasi luajti…
Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajse dy në tre qytetarë mendojnë…
Komisioni Parlamentar për Financat dhe Buxhetin ka filluar shqyrtimin e Propozimit të Buxhetit të vitit 2027 në lexim të dytë.…