sport

“Gjithçka mund të ndodhë”, ylli i Real Madridit lë të hapur mundësinë e largimit

Transferimi i Kylian Mbappes tek Real Madridi nga kjo verë e tutje do të ketë padyshim një efekt në minutat që do të kenë disa prej yjeve të Carlo Ancelottit.

Ndoshta lojtari më i prekur nga transferimi i yllit francez mund të jetë Rodrygo, veçanërisht nëse Ancelotti vendos që ta përdorë sistemin 4-4-2 me të cilin shkëlqeu këtë sezon,

Rodrygo me shumë gjasë do të ‘sakrifikohet’ nga tekniku italian për t’i liruar vendin në formacion Mbappes, ani pse ata mund të luajnë së bashku në rast se Ancelotti vendos ta rikthejë sistemin 4-3-3.

Sidoqoftë, pikëpyetje janë ngritur në lidhje me të ardhmen e brazilianit për shkak të transferimit të Mbappes, dhe ai tashmë ka hedhur benzinë në këto thashetheme.

Në një intervistë për DAZN, Rodrygo ka pranuar se ai nuk është i sigurt nëse ai do të qëndrojë tek Real Madridi për aq kohë sa ai do të dëshironte.

“Gjithçka mund të ndodhë. Unë kam kontratë këtu, por nuk e di. Unë gjithmonë kam thënë se dua të jem pjesë e klubit, por le të shohim”, ka thënë Rodrygo.

Ndikimi që ka pasur Rodrygo këtë sezon nuk ka qenë aq i madh në krahasim me lojtarët e tjerë të Real Madridit, por ai padyshim mbetet një lojtar i rëndësishëm për ‘Los Blancos’. /Telegrafi/

të fundit

Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë

Nëse konsumatori i shekullit XX formohej nga reklamat, ai i shekullit XXI po formohet nga bisedat me algoritme. Në heshtje…

17 minutes ago

Melania Trump i dërgoi letër Vladimir Putin, iu dorëzua personalisht nga presidenti Donald Trump, çfarë shkruhej në përmbajtje

Bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump Melania, ka ngritur çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe…

49 minutes ago

Gjesti tha se iu bë padrejtësi/ Reagon drejtuesi i kompanisë që akuzoi këngëtari

Pas deklaratave të Gjestit se po përballet me padrejtësi dhe se për një kohë të pacaktuar nuk do të publikojë…

1 hour ago

Samiti historik i Alaskës, çfarë dihet rreth takimit tre-orësh midis Putin dhe Trump

Me avionë luftarakë, një qilim të kuq dhe një slogan shpresëdhënës, “në kërkim të Paqes” të ngjitur në mur, Presidenti…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 15 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Monedha Euro, blihet me…

2 hours ago

Parashikimi i motit 16 Gusht 2025/ Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime…

2 hours ago