Categories: sport

Gjimshiti: Synojmë kreun e grupit, ndaj Bjellorusisë duhet të japim maksimumin

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, foli për gazetarët para përballjes me Bjellorusinë në Ligën e Kombeve, duke komentuar gjendjen e ekipit, rikthimin e Etrit Berishës dhe objektivat e kuqezinjve.

Të lidhura

None found

“Besoj se këto ditë na kanë ndihmuar të kuptojmë më mirë idetë e trajnerit. Atmosfera është shumë pozitive. Etrit Berisha ka shumë eksperiencë dhe është një lojtar kyç. E njoh prej kohësh dhe kemi luajtur së bashku në Itali”, u shpreh Gjimshiti për situatën e skuadrës.

I pyetur për kampionatin në Arabinë Saudite dhe ndryshimin e tij si futbollist, mbrojtësi tha se liga është më e vështirë nga sa perceptohet jashtë vendit.

“Ndoshta unë ia kam hapur rrugën Asllanit”, tha ai me humor. “Nga jashtë nuk duket si një kampionat shumë i fortë, pasi ndeshjet nuk transmetohen të gjitha në televizion. Por më besoni, është një ligë e vështirë. Nuk është aq e thjeshtë sa duket dhe për mbrojtësit përbën një sfidë më vete.”

Gjimshiti premtoi angazhim maksimal në sfidën e radhës, ndërsa theksoi se objektivi është përfundimi në vendin e parë dhe një tjetër kualifikim në Europian.

“Tifozëve u premtoj se do të japim gjithçka. Duam vendin e parë në grup dhe mundësinë për të shkuar për herë të tretë në Kampionatin Europian. Kjo është rruga që duhet të ndjekim”, deklaroi kapiteni.

Sa i përket mundësisë që Kombëtarja të luajë me tre mbrojtës, siç ndodhte te Atalanta e drejtuar nga Gasperini, Gjimshiti sqaroi se vendimi i takon trajnerit.

“Gjatë rrugëtimit tim me Kombëtaren kam pasur disa trajnerë. Me Maran kam biseduar për skemën taktike dhe çështje të tjera. Do të zgjedhim atë që është më e mira për ekipin dhe që na çon drejt suksesit. Nuk ka shumë ndryshim nëse luajmë me tre apo katër mbrojtës; këtë e përcakton trajneri”, u shpreh ai.

Kapiteni pranoi se Shqipëria ka presion për të fituar në këtë grup, por nënvizoi se ai dhe shokët e skuadrës janë të motivuar për të dhënë më të mirën.

“Sigurisht që kemi presion në këtë grup. Gjithmonë kam qenë një lojtar që synon maksimumin dhe këtë mendësi e kanë edhe të tjerët. Nuk patëm fat ndaj Polonisë, ndërsa arritja e objektivit do të ishte diçka e madhe. Megjithatë, do të përpiqemi të përmirësohemi në këtë Europian”, tha Gjimshiti.

Duke folur për repartin defensiv, ai vuri në pah rëndësinë e mentalitetit dhe të besimit në vetvete.

“Fryma dhe mentaliteti janë më të rëndësishmet. Gjithçka nis në kokë. Kjo është pika kryesore. Trajneri ka idetë e tij dhe disa lojtarë, falë mënyrës së punës së Maran, janë më të shpejtë për t’i kuptuar dhe më të qartë për atë që duam të tregojmë në fushë”, përfundoi kapiteni i Kombëtares.

të fundit

“As në skenarët më të errët të Netflix-it”/ Artan Hoxha për çështjen e Vlora Hysenit: Asnjë shërbim armik nuk do ta godiste kështu SHISH-in

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, arrestimin e ish-drejtores së SHISH,…

11 minutes ago

Trump hedh poshtë armëpushimin e propozuar nga Irani, Teherani kërkoi rihapjen e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një propozim të Iranit për një armëpushim shtatëditor, sipas një raportimi të Wall Street…

11 minutes ago

Gani Sejdiu rrëfen karrierën, trofetë me Trepçën e Feronikelin dhe pritshmëritë për Kosovën

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, i cili…

16 minutes ago

Biletat për Kosovë–Austri thuajse të gjitha të shitura, interes i madh nga tifozët

Të gjitha biletat përpos në pjesën VIP1 dhe VIP2 janë shitur për ndeshjen e Kosovës ndaj Austrisë.“Dardanët” po e kërkojnë…

17 minutes ago

Pope Leo XIV concludes meetings in Paris and heads to Lourdes: 700,000 faithful attend Mass

Papa Leone XIV vijon vizitën e tij apostolike në Francë. Në ditën e dytë të qëndrimit në vend, të shtunën…

26 minutes ago

Democratic Party asks Peleshi to implement Constitutional Court ruling on investigation into the May 11 elections

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit këtë të shtunë zbatimin e vendimit të…

26 minutes ago