sport

Gjimshiti: Nesër ndaj Andorrës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë

Kombëtarja shqiptare del nesër në fushë përballë Andorrës për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kupës së Botës. Në konferencën për shtyp ditën e sotme doli kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti.

“Unë edhe ndeshjen ndaj Anglisë e cilësoj si mundësi, ne si ekip nuk e mendojmë që kualifikueset kanë nisur tani. Anglia është ekip botëror dhe luan gjithmonë të fitojë tituj. Nesër do jetë një ndeshje shumë e vështirë, të gjithë të jenë të përqendruar, sot nuk ka ndeshje të lehta dhe duhet të përqendrohemi.

Ata janë një skuadër që luajnë prej vitesh bashkë, vështirësitë do të jenë në nivelin fizik. Janë shumë të përgatitur dhe rrinë shumë poshtë në mbrojtje. Do përpiqemi t’i fusim në duele individuale me lojtarët tanë. Në futboll në çdo ndeshje ke presion, si me Anglinë që ishin ata favoritë, por nesër jemi ne favoritë.

Në ndeshjen që dolëm 2-2 me Andorrën isha në lojë, dy herë që krijuan raste shënuan. Siç e pamë dhe në video me tifozët, më pyetën për bileta dhe besoj se do merren masa. Jemi falenderues për ta, nuk shihen asnjëherë tifozë që bëjnë kaq shumë zhurmë për kombëtare, vetëm në klube. Kombëtarja është ndryshe, nuk je afër teje me atë që qëndron gjithë ditën, pak a shumë po. Unë shpresoj që të rikthehemi te fitorja, nuk është se jam unë këtu dhe do të fitojmë. Puna ime është të mos pësojmë gol.

Kemi folur me ekipin dhe trajnerin rreth humbjeve në Nations League dhe do të përpiqemi t’i rikuperojmë. Është shumë e vështirë, ndodh edhe nëpër klube që përballesh me dinamika të ndryshme. Lojtarët që janë me eksperiencë duhet t’i japin të rinjve besim.”, u shpreh Berat Gjimshiti.

Tags: Gjimshiti

të fundit

Vuçiç takohet me Putinin në Pekin: Bashkëpunimi në nivelin më të lartë me Moskën në të gjitha fushat është shumë i rëndësishëm për Beogradin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, se për Beogradin është shumë i rëndësishëm…

13 minutes ago

“Kështu u zgjua vajza e ditëlindjes”/ Mahnit moderatorja shqiptare, vilë luksoze e mbuluar me trëndafila

Luana Vjollca feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të lindjes, Luana është zgjuar mes një surprize magjepëse: e gjithë…

21 minutes ago

Anna Wintour i jep fund heshtjes, ja kush do ta zëvendësojë në drejtimin e prestigjozes “Vogue”

Pas disa muajsh spekulimesh të shumta se kush do të zëvendësojë kryeredaktoren e revistës më të madhe të modës Vogue,…

44 minutes ago

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Luksemburg, mes viktimave 3 shqiptarë nga Kosova

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të ditën e djeshme pasdite në Luksemburg (1 shtator), duke rezultuar fatal për…

1 hour ago

VIDEO/ FSHF promovon zëvendësuesin e Bajramit, i cili braktisi Shqipërinë për Zvicrën

Adrian Bajrami braktisi Shqipërinë për Zvicrën. Ky ishte lajmi i bujshëm dje, për 23-vjeçarin që është i huazuar te Lucerni…

1 hour ago

Shkarkimi i ten Hag ka lënë pa fjalë komisarin teknik të Holandës

Shkarkimi i Erik ten Hag nga detyra e trajnerit në Leverkusen nuk është pritur mirë në Holandë. Ky vendim i…

1 hour ago