Atalanta ka fituar në shtëpi përballë Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A italiane. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Geëiss” të Bergamos, përfundoi me fitoren 3-0 të vendasve. Në këtë mënyrë, Berat Gjimshiti fiton derbin e shqiptarëve përballë Nedim Bajramit.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Atalantës, të cilët kaluan në avantazh me anë të Pasalic në minutën e 22’ të sfidës. Ndërsa në fundin e pjesës së parë, sulmuesi i Sassuolos, Pinamonti shpërdoroi një 11-metërsh. Me nisjen e pjesës së dytë ishte përsëri Atalanta më kërkuese, të cilët gjetën dy gola të tjerë me Koopmeiners dhe Bakker.
None found
Përsa i përket shqiptarëve, si Gjimshiti ashtu dhe Bajrami e nisën titullar, por mbrojtësi luajti deri në fundin e sfidës, ndërsa mesfushori tetovar ishte në fushë deri në minutën e 60’, ku më pas u zëvendësua nga Defrel. Kurse Marash Kumbulla e ndoqi këtë sfidë nga pankina.
Me këtë fitore Atalanta mban vendin e katërt dhe shkon në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Sassuolo sa vjen dhe zhytet në fundin e klasifikimit duke u renditur në vendin e 17-të me 20 pikë, po aq sa vendi i 18-të që është zona e rënies në Serie B.
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të Shpend Hasanramajt, i cili dyshohet se u vra…
Ministria e Transportit njofton se katër kompani kanë paraqitur ofertat e tyre në thirrjen publike për furnizimin me 150 autobusë…
Aston Villa ka konfirmuar transferimin në formë huazimi të sulmuesit argjentinas Alejandro Garnacho nga Chelsea.22-vjeçari do të luajë në Villa…
Disa persona janë shoqëruar nga policia pas protestës së mbajtur para Parlamentit. Përfaqësues të Komitetit të Helsinkit kanë thënë për…
Sara Gjordeni ka zbuluar se ajo dhe partneri i saj, Bardhi, kanë vendosur që vajza e tyre, Nea, të mos…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për vetëdijesim rreth HIV-it, duke theksuar rëndësinë e informimit,…