sport

Gjimshiti: Anfield na dha zemër, askush nuk na do përballë

Të kesh përballë Atalantën, aq më tepër në këtë periudhë ku zikaltrit e Gasperinit po “fluturojnë”, është gjithmonë e vështirë dhe e komplikuar.

I bindur është Berat Gjimshiti, kapiteni i kombëtares kuqezi dhe lideri i prapavijës së Atalantës. I cili pas fitores me Romën, ndër të tjera tha:

Të lidhura

None found

“U vu re qartë përgatitja shumë e mirë që i kishim bërë ndeshjes me Romën. Rëndësi ka që të mos e mbajmë mendjen te finalet me Juven (Kupa e Italisë) dhe Leverkusenin (Europa League). Ka kohë për të menduar për ta.

Në pjesën e parë mund të shënonim 3-4 gola. Dilnim rrjedhshëm në sulm. Krijuam raste të pastra, duhej ta kishim mbyllur takimin. Na mungoi disi saktësia para portës.

Fitore vendimtare për kualifikimin në Champions. Kemi edhe 5 finale deri në fund, mund t’i fitojmë të pesta.

Ndeshja në ‘Anfield’ kundër Liverpoolin na mbushi plot vetëbesim. Tani jemi të bindur se mund të mposhtim çdo kundërshtar.

Realisht nuk është aspak e lehtë të na kesh neve përballë, përkundrazi. Kështu duhet të jetë edhe për 5 kundërshtarët e radhës“, u shpreh mbrojtësi nga Lugina.

të fundit

Protestuesit tërhiqen nga selia e PS-së pas ndërhyrjes me gaz lotsjellës

Selia e Partisë Socialiste në Tiranë është bërë sërish epiqendër e përplasjeve gjatë protestës, ku një grup protestuesish kanë hedhur…

17 seconds ago

Përshkallëzohen tensionet pranë ministrive, protestuesit hedhin fishekzjarrë ndaj policisë

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë janë intensifikuar në zonën pranë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës në…

3 minutes ago

Vendvotimet në Bërvenicë mbyllen sipas orarit, pjesëmarrja deri në 18:30 arrin 44,57 për qind

Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 18:30 ka arritur në…

4 minutes ago

Përshkallëzohet protesta e gjashtë, molotovë drejt Kuvendit dhe selisë së PS-së

Vijojnë tensionet në protestën e gjashtë kundër qeverisë. Protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarre në drejtim të parlamentit. Gjithashtu, molotov…

20 minutes ago

Ministria e Infrastrukturës përfshihet nga flakët, protestuesit i vënë zjarrin godinës

Protestuesit i kanë vendosur zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pas kësaj, policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës. Protestuesit…

20 minutes ago

VIDEO/ Mirlind Daku ndëshkon ish-skuadrën, Spartaku i Moskës triumfon bindshëm ndaj Rubin Kazanit

Momenti kur shënon Mirlind DakuSpartaku i Moskës është duke fituar pastër 3-0 përballë Rubin Kazan, ndeshje e vlefshme për javën…

25 minutes ago