sport

Gjiganti turk interesohet për transferimin e Mirlind Dakut, i kanë bërë ofertë Rubin Kazanit

Një nga repartet që do të ndërhyhet nga Besiktas është reparti ofensivë, pasi klubi nga Stambolli do të ndahet me Vincent Aboubakar dhe nuk ka arritur ende marrëveshje me Cenk Tosun për një kontratë të re.

Gjiganti turk në listën e dëshirave e ka sulmuesin shqiptar Mirlind Daku i cili ka shkëlqyer me Rubin Kazanin.

26-vjeçari i dalë nga futbolli kosovar është një nga sulmuesit më të vlerësuar në Rusi, pasi në 28 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Besiktas e ka bërë prioritet transferimin e Dakut sipas mediumit turk VseProSport.

Madje sipas këtij mediumi, drejtuesit e Besiktasit tanimë kanë bërë një ofertë për Dakun, por që nuk janë publikuar shifrat.

Rubin e transferoi gjilanasin për vetëm 1,2 milionë euro, por vlera e tij është shumëfishuar pas paraqitjeve fantastike në elitën e futbollit rus.

Interesim për të kanë pasur edhe skuadrat më të mëdha ruse si CSKA Moska e Zenit st Petersburg, por Rubin ka refuzuar ofertat.

Mbetet të shihet nëse Besiktas do ta bind Rubinin me një ofertë të lartë për Dakun i cili do të luaj me Shqipërinë në Euro 2024.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

16 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

53 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

1 hour ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago