Që pas ndeshjes në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Inter-it, filluan raportimet se Dybala ishte i pakënaqur me klubin e tij aktual dhe nuk do të rinovonte kontratën me ta.
Dybala-s nuk i kanë pëlqyer disa detaje në kontratën e re dhe ka mbetur i pakënaqur nga klubi për këtë gjë. Shumë media italiane raportojnë se Juventus nuk e ka mbajtur fjalën e tij në lidhje me shifrat e rinovimit dhe kjo është arsyeja se përse Dybal është i zhgënjyer.
None found
Kaq ka mjaftuar për të aktivizuar dëshirën e klubeve të mëdha për të transferuar yllin argjentinas. Të parët janë zikaltërit, ku me Marottan në krye do të tentojnë transferimin e Dybala. Inter ka problem pagesën e pagës së tij pasi është e lartë, por zikaltërit planifikojnë të largojnë Vidal dhe Vecino për të krijuar mundësinë e pagesës së numrit 10-të të Juves.
Tashmë thuhet se është futur në garë edhe Tottenham, ku Conte e njeh mirë 28-vjeçarin dhe mendon se do t’i jepte kualitet ekipit të tij. Por, një gjigant spanjoll gjithashtu është interesuar. Barcelona e sheh Dybalën si një pasqyrim të Messit dhe kështu ata mund të tentojnë këtë transferim para se të jetë shumë vonë./ h.ll/albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…