sport

Gjiganti i La Ligas interesohet për Amir Rrahmanin

Forma e mirë e Amir Rrahmanit këtë sezon me Napolin ka bërë që shumë ekipe të shfaqin interesim për shërbimet e mbrojtësit kosovar.

Sipas gazetarit Giovanni Scotto, interesim të madh për transferimin e Rrahmanit ka shprehur Atletico Madrid, që po shqyrton opsionet për të përforcuar mbrojtjen në afatin kalimtar të janarit.

Një kalim i mundshëm i Rrahmanit në La Liga tek klubi nga kryeqyteti spanjoll do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.

Besohet se ka qenë vet trajneri Diego Simeone ai i cili personalisht i ka kërkuar drejtuesve të “Los Colchoneros” që ta transferojnë Rrahmanin, pasi ai me paraqitjen e tij ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve i ka lënë përshtypje të madhe.

Sidoqoftë, është e vështirë që Napoli ta lejojë largimin e Rrahmanit, sidomos duke marrë parasysh që ata tashmë veçse po eksploronin tregun në kërkim të mbrojtësve të rinj.

Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2027 dhe do të duhej një ofertë e majme që klubi italian të konsideronte shitjen e tij.

Kujtojmë që Rrahmani ishte bërë pjesë e Napolit në vitin 2020, pasi paraprakisht kishte veshur fanellën e Hellas Veronës në sezonin 2019/2020. /Telegrafi/

të fundit

Meloni dënon veprimet anti-olimpike në Milano: Armiq të Italisë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dënoi protestat e fundit anti-Olimpike në Milano dhe sabotimin e dyshuar të infrastrukturës hekurudhore, duke i…

16 minutes ago

Zgjedhjet në Portugali, socialisti Antonio Seguro drejt karriges së presidentit

Fitorja po afrohet për socialistin António José Seguro në zgjedhjet presidenciale të Portugalisë. Me 2,206 nga 3,259 qendra votimi të…

33 minutes ago

Stelina zbulon çfarë i tha bashkëshortja e banorit të BBV 5, kur u takuan

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina, ishte ditën e sotme e ftuar në studion e “Fan Club”, ku foli…

1 hour ago

Rrëfimi ndryshe i Ermal Mamaqit: Aftësia ime e humorit, ka lindur për të shuar konfliktet në familjen time

Aktori i njohur shqiptar Ermal Mamaqi ka bërë një rrëfim ndryshe për sa i përket jetës së tij personale, ku…

1 hour ago

Sulmi ndaj avokatit të Metës, Berisha: Krim shtetëror

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagon pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani: “Një akt kriminal shtetëror i shëmtuar” Në…

2 hours ago

Dhuna ndaj avokatit të tij Kujtim Cakrani, reagon Ilir Meta: Dënoj me ashpërsi sulmin! Autorët të vendosen para ligjit

Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar nga burgu sulmin ndaj avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili përfundoi në spital me…

2 hours ago