sport

Gjiganti evropian e do transferimin e Nkunkus, por vetëm për një çmim të arsyeshëm

Christopher Nkunku është gjithnjë e më afër largimit nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sulmuesi francez ka pasur një rol relativisht të kufizuar te Blutë dhe largimi i tij duket gjithnjë e më i mundshëm.

Bayern Munich është klubi më i interesuar për shërbimet e tij. Gjigantët gjermanë po e ndjekin me vëmendje situatën e Nkunkut, por nuk janë të gatshëm të hyjnë në një garë të çdo kushti për ta transferuar.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Nkunku po shqyrton seriozisht një ndryshim destinacioni për sezonin e ardhshëm.

Ai e kupton që konkurrenca në sulmin e Chelseat është e ashpër dhe dëshiron një rol më të rëndësishëm diku tjetër.

Bayern Munich e konsideron sulmuesin si një mundësi të shkëlqyer, sidomos për shkak të përvojës së tij të mëparshme në Bundesligë me RB Leipzig. Megjithatë, ata nuk janë të gatshëm të paguajnë çdo shumë të kërkuar nga Chelsea.

Kërkesa e Chelseat për kartonin e Nkunkut është rreth 60 milionë euro. Një shumë që bavarezët e konsiderojnë të lartë, duke e bërë të qartë se do të tërhiqen nga bisedimet nëse nuk ka ulje në çmim.

Në këtë fazë, gjithçka mbetet e hapur për të ardhmen e Nkunkut, por ajo që dihet është se verën që vjen ai pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë në merkato. /Telegrafi/

të fundit

Vrau bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm 44-vjeçari shqiptar, si ndodhi ngjarja e rë ndë

Me vendim unanim, një gjykatë greke ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim…

2 minutes ago

Berisha sulmon sërish kreun e SPAK: Altin Troplini është Irena me pantallona, fshehu pasurinë

Gjatë një konference për shtyp, kryetari i PD-së, Sali Berisha, hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin…

13 minutes ago

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Nga; Emirjon Senja Entuziazmi për përdorimin e algoritmeve për të parashikuar sjelljen e qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve devijante,…

47 minutes ago

Lirimi nga qelia i Ervin Salianjit, reagon ish-kryeministri Sali Berisha

Ditën e sotme, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u lirua nga qelia, duke përfituar lirimin me kusht pas seancës…

53 minutes ago

Ervin Salianji flet për herë të parë pas lirimit me kusht (VIDEO)

Pak më parë, Gjykata e Fierit, ka vendosur lirimin nga qelia të ish-deputetit Ervin Salianji. Në fjalët e tij të…

1 hour ago

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të lirohet sot nga qelia, duke përfituar lirimin me kusht pas seancës së…

1 hour ago