Klubi gjerman, Bayern Munich thuhet se ka etiketuar yllin e Milanit, Theo Hernadez si pasues të mundshëm të Alphonso Davies, i cili mund të largohet në afatin kalimtar të verës.
Davies ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimeve gjatë muajve të fundit. Real Madridi është shumë i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë 23-vjeçar këtë verë, dhe ai konsiderohet të jetë objektivi i tyre kryesor pas Kylian Mbappe.
None found
Situata e Davies në Bayern Munich është interesante. Atij i skadon kontrata në vitin 2025, kështu që nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re përpara fundit të sezonit, ka shumë mundësi që ai të jetë i disponueshëm për një kosto të reduktuar këtë verë – diçka që Real Madridi do të donte të përfitonte.
Tani duket se Bayern është disi i dorëzuar për humbjen e Davies, pasi ata kanë filluar të rreshtojnë zëvendësues të mundshëm për reprezentuesin kanadez.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, njëri prej tyre është Theo Hernandez i Milanit, i cili ishte në të kaluarën ka luajtur me Real Madridin midis viteve 2017 dhe 2019.
Mbetet për t’u parë nëse Real Madrid do të marrë lojtarin e tyre këtë verë. Davies do të ishte një tjetër pjesë kyçe e enigmës për skuadrën e Carlo Ancelottit, ajo që do të zgjidhte një pozicion që ka shkaktuar probleme sezonet e fundit. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…