Categories: sport

Gjeti rrugën e rrjetës, Cikalleshi: Nuk e meritonim këtë rezultat

Sokol Cikalleshi shënoi golin e vetëm për Shqipërinë në humbjen 4-1 që kuqezinjtë pësuan në transfertë ndaj Polonisë. Në prononcimin pas ndeshjes, sulmuesi kavajas, ndër të tjera u shpre:

“Mendoj që ndeshjen e filluam mirë, edhe pse pësuam që në fillim me goditje standarte, arritëm të barazonim, kishim raste edhe për të shënuar e kaluar në avantazh, por fati nuk deshi dhe mendoj që duke pësuar me goditje standarte, më vjen keq se edhe i kemi përpunuar, duke pësuar kështu bie morali i ekipit.

Rezultati tregon që ndoshta nuk e meritonim, pro duhet të shohim para e përmirësohemi, kemi punë për të bërë.

Mendoj që në këto kohë jemi munduar të bëjmë futboll më ofensiv e sulmues, pro duke bërë këtë futboll krijohen shumë hapësira mbrapa dhe risku është pjese e kësaj taktike dhe mendoj e duke tentuar të luajmë më shumë në sulm, mund të pësojmë me këtë mënyre, mendoj se kemi strukturën dhe mënyrën tonë të lojës, në grup në sulme mbrojtje, edhe pse sulmojmë me pikatore, kemi pikën tonë të fortë dhe sot nuk treguam këtë.

Në dhomat e zhveshjes të gjithë çunat ishin shumë të mërzitur dhe patëm edhe biseda mes nesh se 4 gola janë shumë edhe pse nuk e meritonim ndoshta këtë rezultat, katër gola janë shumë dhe nuk kemi as kohë e do të duhet të ri gjejmë ndeshjen shpejt pas tre ditësh, të bëjmë ndeshjen mirë, të jemi grup i fortë, por katër gola janë shumë dhe uroj që në të ardhmen të bëjmë përmirësime e të rritemi”, deklaroi Cikalleshi.

të fundit

Krimet ndaj civilëve në Gaza, 28 vende deklaratë të përbashkët kundër Izraelit

Pas masakrave të vazhdueshme ndaj civilëve të uritur, ministrat e jashtëm të 28 vendeve, nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku…

2 minutes ago

Gjoni ‘masakron’ Lapajn dhe Shabanin: T’ju jap një lëpirëse të dyve! Përdhosën e pështynë mandatin

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet"…

16 minutes ago

“Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani”, Lapaj: Ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë, miqësia me të nuk rezultoi e duhura

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koalicionin e tij zgjedhor në zgjedhjet e…

44 minutes ago

Lajmi i bujshëm, Meriton dhe Rinor Mjekiqi përfundojnë në pranga

Burime të besueshme të medias mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur…

1 hour ago

Kosova hap një pikëkufitare të përkohshme me Maqedoninë e Veriut: I hapur për qarkullim deri në shtator

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka miratuar vendimin për hapjen e një pikëkalim të përkohshëm me Republikën e…

2 hours ago

DOSJA/ Skema si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona; zbulohen transaksionet

Shumë shtetas kinezë, por edhe kazakë, kanë krijuar kompani fiktive në Shqipëri dhe kanë përfituar miliona nga Bankers... Dalin në…

2 hours ago