Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, dërgoi një mesazh të fortë në drejtim të tifozëvë të Valencias mbrëmjen e djeshme pasi gjeti rrugën e rrjetës, duke marrë parasysh se ai abuzua në baza racore në atë stadium sezonin e kaluar.
Vinicius shënoi për Real Madridin në fund të pjesës së parë për 2-1 duke rihapur edhe një herë tjetër këtë sfidë. Me të shënuar golin ai e mori topin nga rrjeta, por fillimisht ai ngriti grushtin në drejtim të tifozëve vendas, një festim tashmë ikonik i cili mbart në vete disa kuptime.
Sezonin e kaluar, Vinicius u abuzua në baza racore në stadium dhe festimi i tij me grusht sinjalizon solidaritet dhe fuqi.
Në pjesën e dytë Vinicius ishte përsëri akter kryesor për madrilenët duke shënuar edhe golin e barazimit për 2-2, për të cilin u desh një intervenim i gjatë i VAR-it para se eventualisht të pranohej.
Kujtojmë se La Liga kishte dënuar Valencian për koret raciste që tifozët e tyre kënduan ndaj Vinicius, duke i gjobitur me një shumë prej 45 mijë eurosh dhe duke mbyllur një sektor të stadiumit për pesë ndeshje.
Dikush mund të mendojë nëse festimi i Vinicius gjithashtu e pati për objektiv edhe La Ligan, të cilët janë kritikuar për çasjen pasive ndaj lojtarëve me ngjyrë, duke u kritikuar ashpër se nuk po ndërmarrin masa për mbrojtjen e tyre.
Vinicius ka qenë në formë të shkëlqyer për Realin këtë sezon duke shënuar 12 gola në të gjitha garat, ndërsa ka dhënë edhe shtatë asistime. Humbja e vetme e Realit në La Liga këtë sezon kundër Atletico Madridit, erdhi kur Vinicius mungonte për shkak të një dëmtimi muskulor. /Telegrafi/
Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar…
Shqipëria ka sot një perspektivë të dyfishtë drejt Kampionatit Botëror. Përveç shpresave që Kombëtarja të jetë pjesë e fazës finale,…
Qeveria shqiptare, është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i…
Mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, Sekretariati i Etikës, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë…
Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, ndersa zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të…