sport

Gjesti i bukur që ka bërë Bellingham ndaj Leipzigut dëshmon se ai është një ‘legjendë’

Jude Bellingham ka shkrirë zemrat e tifozëve me takimin e tij të këndshëm me trajnerin Marco Rose në ‘Santiago Bernabeu’.

Ylli i Real Madridit e ndihmoi ekipin e tij që të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, duke avancuar me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Reprezentuesi anglez asistoi tek goli që shënoi Vinicius Junior në minutën e 65-të, duke bërë që të kontribuojë direkt në 29 gola të shënuar në 31 paraqitje sa ka luajtur gjithsej në të gjitha garat këtë sezon.

Por përkundër paraqitjes së tij në fushë, Bellingham gjithashtu është duartrokitur për momentin që pati me ish-trajnerin e tij tek Borussia Dortmundi pasi ndeshjes.

Pamjet shfaqin se si Bellingham po bisedonte me Marco Rose në fushë, i cili u bë pjesë e Leipzigut në 2022 pasi ndau rrugët me Dortmundin.

Rose shihet duke buzëqeshur me Bellingham duke u ndjerë si një baba krenar, para se ta përqafojë anglezin.

“Gjest i bukur”, kishte shkruajtur një tifoz në platformën X (ish-Twitter).

“Bellingham po dëshmon se tashmë është një legjendë edhe jashtë fushës po ashtu”, kishte shkruar një tifoz i dytë./Telegrafi/

të fundit

Firmat piramidale online/ Këta janë bashkëshortët që akuzohen se drejtuan skemën mashtruese (EMRAT+FOTO)

Personat që shihni në foton e meposhtme, janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, lidhur me skemën…

8 minutes ago

Babë e bir sherr me policinë në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar dhe djali i tij i mitur është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas një konflikti…

38 minutes ago

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare legjenda e boksit Ricky Hatton

Ish-kampioni i botës në boks, Ricky Hatton, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, raporton BBC. Hatton, një prej emrave më…

1 hour ago

Ndodhej për një vizitë turistike në Voskopojë/ Çfarë ndodhi me ambasadorin ukrainas? Gazetarja zbardh detajet

Ditën e sotme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin turistik të Voskopojës, ku Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri,…

1 hour ago

Vodhën një automjet dhe grabitën dy dyqane, arrestohen dy të miturit në Tiranë

Policia e Tiranës, ka finalizuar dy operacione kundër vjedhjeve, duke ndaluar disa persona të dyshuar për akte kriminale. Gjatë operacionit…

2 hours ago

Shkëlqeu me gol e asist si dhe goditi shtyllën, Anis Mehmeti vlerësohet sërish më i miri i ndeshjes në Angli

Diten e djeshme, sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti shkëlqeu me Bristol Sitin, që fitoi 0-3 në transfertën e Shefilld Junajtid. Mehmeti…

2 hours ago