Një moment kyç i ndeshjes mes Real Madridit dhe Barcelonës ka dëshmuar se Jude Bellingham është tashmë një lider në klub.
Bellingham u bë pjesë e Realit për shumën e 88 milionë eurove, pas transferimit nga Borussia Dortmundi verën e kaluar, dhe nuk është një ekzagjerim nëse thua se ia ka vlejtur çdo cent i shpenzuar për të.
20-vjeçari të lë përshtypjen se ka luajtur tek klubi madrilen tërë jetën e tij dhe tashmë ka shënuar 17 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat.
Një het-trik i Vinicius Junior e vendosi Real Madridin në avantazh pas pjesës së parë në Superkupën e Spanjës, pasi Robert Lewandowski shënoi një gol për ekipin e Xavit.
Sidoqoftë, sulmuesi brazilian nuk do të kishte mundësinë të kompletonte het-trikun në rast se Bellingham nuk do të tregohej bujar me gjestin e tij.
Një pamje e Bellingham duke ia dhuruar topin Viniciusit është bërë viral në internet dhe ky i fundit e shndërroi në fund atë në gol.
Dyshja u panë duke biseduar para ekzekutimit dhe pamjet tregojnë qartë Bellingham duke thënë në drejtim të brazilianit: “Herën tjetër, është për mua”.
Pas shënimit të golit, Vinicius bëri me shenjë në drejtim të Bellingham, për ta falënderuar atë për gjestin që bëri. /Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është shënuar këtë mbrëmje në qendër të Rrilës, në Lezhë. Si pasojë e…
Deputeti i PD Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në Kthesat e Dragostunjës, ku për…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 1 shkurt se shteti nuk ka asnjë lidhje me aferën që bërë…
Erald Kapri ka reaguar në lidhje me situatën ku u gjendën sot mijëra qytetarë, të cilët për rreth 8 orë…
Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen…