Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një iniciativë shumë të veçantë për ndeshjen e parë të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stadiumin e Dortmundit, aty ku edhe do të luhet takimi i parë i kuqezinjve ndaj Italisë janë rezervuar vende për të gjithë ish-futbollistët e ekipit kombëtar që kanë luajtur qoftë edhe një minutë të vetme me fanellën shqiptare.
None found
Të gjitha kostot e udhëtimit, qëndrimit dhe biletat e ndeshjes do të mbulohen nga FSHF, që dëshiron që të vlerësojë në këtë mënyrë të gjithë ata futbollistë dhe emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, të cilët kanë përfaqësuar dhe kanë dhënë gjithçka për fanellën e Kombit në të kaluarën.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024” më 15 qershor në ora 21:00 dhe mes mijëra tifozëve shqiptarë, do të jenë të pranishëm edhe shumë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe që kanë lënë gjurmë me ekipin kombëtar. /Telegrafi/
Një skandal i ri korrupsioni po e trondit Ukrainën dhe po godet në zemër të presidencës. Presidenti Volodymyr Zelensky (jo…
Këngëtarja kolumbiane Shakira bëri një vizitë surprizë në Quibdó, kryeqytetin e Chocó, një prej zonave më të goditura nga tërmeti…
Një burrë është arrestuar në Kroaci me dyshimin për përfshirje në bombardimin e tubacioneve të gazit Nord Stream në shtator…
Pritjet në dalje nga Kosova kanë arritur deri në 60 minuta në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa raportohet se kolona…
Prej disa orësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa zona të Pukës, duke djegur dhjetëra hektarë pyje…
Personi në foto është portugezi 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes, që u vra me thikë në orët e para të…