Categories: sport

Gjermania triumfon ndaj Serbisë në nisjen e epokës Klopp, Holanda barazon me Greqinë

Gjermania siguroi fitoren e parë nën drejtimin e Jurgen Klopp, ndërsa Holanda u detyrua të kënaqej me një barazim 2-2 në transfertën ndaj Greqisë.

Të lidhura

None found

Kombëtarja gjermane dominoi përballjen me Serbinë dhe e mbylli ndeshjen me rezultatin 2-0.

Tom Bischof zhbllokoi takimin në minutën e 39-të, duke përfituar nga një top i kthyer dhe duke realizuar me një goditje të bukur.

Epërsia e Gjermanisë u dyfishua në minutën e 61-të, kur Florian Wirtz shënoi një tjetër gol të rëndësishëm.

Pas këtij triumfi, Gjermania renditet e treta me katër pikë, ndërsa Serbia mbetet pa pikë.

Në ndeshjen tjetër, Holanda arriti të rikuperojë disavantazhin prej dy golash dhe barazoi 2-2 ndaj Greqisë.

Grekët patën një gol të Christos Tzolis, por ai u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Fotis Ioannidis e kaloi Greqinë në epërsi në minutën e 23-të, duke shënuar nga afërsia pas asistimit të Masouras.

Pak para fundit të pjesës së parë, në minutën 45+2’, Masouras realizoi golin e dytë të vendasve pas një pasimi të bukur nga Ioannidis.

Holanda reagoi pas pushimit dhe Virgil van Dijk ngushtoi diferencën në minutën e 59-të, duke shënuar me kokë pas harkimit të Veerman.

Denzel Dumfries shënoi gjithashtu, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Barazimin për Holandën e vendosi Tijjani Reijnders në minutën e 89-të me një goditje që e la portierin grek të palëvizur.

Greqia kryeson grupin me shtatë pikë, ndërsa Holanda ndodhet në vendin e dytë me pesë pikë.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago