Ashtu si Argjentina ditësh e djeshme dhe Gjermania dështoi të fitojë ndeshjen e parë debutese të “Katar 2022”, përballë Japonisë, me ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin 1-2.
Japonezët u hodhën në sulm të parë madje arritën të shënonin që në minutën e 8’, por goli u anullua pasi u realizua në pozicion të parregullt. Kaq do të mjaftonte për të nisur dominimin e “pancerave”, të cilët arritën të zhbllokonin sfidën në minutën e 33’ të ndeshjes, pas një 11-metërshi të ekzekutuar me saktësi nga Ilkay Gundogan.
None found
Pas shënimit të golit të parë dominimi gjerman vazhdoi me Kai Havertz, i cili gjeti rrugën e rrjetës por ashtu si goli i parë i ndeshjes dhe ai u anullua për pozicion jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit.
Pas një kontroll loje të vazhdueshëm nga Gjermania, japonezët arritën të gjenin golin e baraspëshës me të sapo futurin në lojë Ritsu Doan, në minutën e 75’ dhe vetëm 8’ minuta më vonë në të 83’ Takumi Asano përmbysi komplet rezultatin duke i dhënë tifozëve japonez një “surprizë” fantastike në ndeshjen e tyre debutuese të këtij Botërori. /h.ll/albeu.com
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…